Albspirit

Media/News/Publishing

Elmaze Nura: Përpjekjet tona për shtet të së drejtës në Kosovë

Të gjitha përpjekjet tona për ta zhvilluar Kosovën bashkarisht, do të hasin në vështirësi të mëdha, nëse nuk do të kemi shtet të së drejtës. Sundimi i ligjit, është i domosdoshëm nëse duam investime të huaja, ambjent më të mirë biznesi, barazi, respektim të të drejtave dhe meritokraci. Puna më e mirë që mund ta bëjë politika, është ta lërë sistemin gjyqësor e prokurorial, ta kryejë i pavarur misionin e tij ligjor e kushtetues. Kuvendi i ardhshëm dhe qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministri në ardhje Ramush Haradinaj, duhet të garantojnë financim të plotë për forcimin e kapaciteteve të drejtësisë dhe pavarësi, siç e parasheh Kushtetuta e Republikës sonë. Vetëm kështu, mund të zvogëlohet korrupsioni dhe të luftohet krimi i organizuar. Bashkë është e mundshme!

Image may contain: 1 person

Please follow and like us: