Albspirit

Media/News/Publishing

“LSI o LSI, prej Malësie do kthehesh n’shpi”. PD i përgjigjet poezisë së Luan Ramës

Deputetja e Partisë Demokratike Mimoza Hajdarmataj, ka reaguar pas poezisë që ka recituar kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Luan Rama në Tropojë, ku theksi vihej tek“LSI e para në Tropojë”.

Hajdarmataj i ka kthyer reston Luan Ramës, ku në mes të rreshtave të një fraze shkruan“LSI o LSI, prej Malësie do kthehesh n’shpi”.

Statusi i plotë

Fushata e të majtës vetëm me batuta e asnjë bilanc…

Luan Rama paska recituar një poezi në Tropojë.

Eh more Rama i LSI-së….malësoret kanë një instrument të vecantë- ciftelinë dhe ti e di fort mirë që jo gjithkush ia mban dot rimën….

Meqënese fushata e të majtës ka vetëm batuta e asnjë bilanc edhe unë po e provoj me një bejte:

“Ciftelia me dy tela

Një Atdheu, një PD-ja

LSI o LSI

Prej Malsie do kthehesh n’shpi”.

Tropoja Institucion i Lirisë

Nuk i zë besë LSI-së”.

Poezia e Luan Ramës në Tropojë:

“Moj Tropoja e Bajram Currit

Ballin ndezur nga liria

I ngrite dallgët e zemrës

Është e para LSI-ja”

Please follow and like us: