Manjani denoncon: Në Porto Palermo anijet që ankorohen përzihen nga Policia
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka ngritur shqetësimin për portin e Porto Palermos.
Sipas tij, sapo anijet turistike ankorohen aty, largohen nga policia.
Postimi i plotë:
Porto Palermo. Një nga perlat tona të Rivierës. Dikush që e menaxhon këtë perlë është njeriu më punëtor që kam njohur!
Ka edhe një port i njohur në sistemet e navigimit të anijeve turistike. Por, poooooor, sapo anijet ankorohen aty Policia e Përzë!!!
Ka tre vjet që ndodh kështu! Nuk e kuptova asnjëherë arësyen…
Ka shumë thashetheme për këtë perlë turistike dhe historike!
Por, përse nuk lejohen anijet të ankorohen në atë kalatë rri gjithë kohës bosh!!!
Uroj dhe shpresoj shumë të firmosen disa letra ndërmjet dy ministreve të pjesës politike!
Pas kësaj shpresoj që Policia Poli-teknike të lejojë turistët të vijnë edhe nga deti…