SFIDA: Ja faktet sesi ju mashtrojne partitë e vjetra në fushatë!
Sfida ka filluar javën e denoncimeve për mashtrimet që politikanët kanë bërë gjatë fushatave lokale dhe kombëtare. Në fushatën e kaluar me dt 9 Qershor të majtët premtuan “Zero Ndërtime” në Tiranë ndërsa për vetëm 2 vjet dhanë OK për të betonizuar lulishten pranë Policisë Bashkiake, kulla 40-katëshe tek parku i lojrave “7 xhuxhat” tek rruga e Elbasanit apo tjetër kullë mbi 30 kate pas Hotel Tirana International në qendër të kryeqytetit.
Kandidati i Sfidës tha se politikanët “profesionistë” mashtrojnë vetëm sepse qytetaret nuk i kanë ndeshkuar as PS-PD-LSI që të paktën prej 12 vjetësh përvecse fusin militantë të paafte të na drejtojneë nuk mbajnë asnjë peërgjegjësi si e katandisin dhe degradojne vendin. “Shikoni lulishten pranë Policisë Bashkiake, kjo pas zgjedhjeve sdo jetë më se do betonizohet me kulla, tulla e llac. Me 9 qershor 2015 socialistët premtuan publikisht se sdo lejonin asnjë ndërtim gjate ketij mandati në Tirane. E keni me ze e me figurë. A nuk eshte ky nje nder mijëra mashtrimet elektorale? Ne cdo dite do ju paraqesim premtimet e pambajtura PS-PD-LSI. Keta, me deshiren e tyre te plote i kane vertetuar shqiptareve qe jane nje produkt i skaduar dhe duhen zevendesuar. Ndaj dhe duhet votuar Sfida si i vetmi grupim qytetar opozitar që as ka qënë ndonjeëherë në parlament dhe refuzon çdo lloj marreveshjeje para e pas zgjedhjeve me këto shkaktare të placiktjes së Shqiperise sonë.”
Përfaqësuesi i Sfidës, Gjergj Bojaxhi tha se tani ka shprese se kjo do marrë fund, se qytetarët do shkundin fort votën e protestës dhe ndeshkimit . Ai theksoi se qytetarët tashmë po e kuptojnë se edhe një voteë e vetme bën diferencën mes përfaqësimit në parlament nga një qytetarë që kërkon llogari dhe një ushtari që i bindet qorrazi jo shqiptarëve por kryetarëve.
Bashke jemi shume dhe Bashke Mundet
Premtimin e Veliaj per “Zero Ndertime” e gjeni ne Opinion 9 Qershor minuta 52:55