Sulm terrorist në Londër, 6 të vdekur, dhjetra të plagosur
Pas sulmit terrorist në Manchester, një tjetër sulm ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Londër, ku gjashtë persona mbetën të vrarë dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se një furgon ka goditur këmbësorët në Urën e Londrës dhe sipas dëshmitarëve, më pas personat në makinë kryen sulme me thika në lokalet aty pranë, në lagjen “Borough Market”.
Autoritetet britanike thonë se sulmi ishte një akt terrorist. Sipas autoriteteve 6 vetë humbën jetën dhe rreth 48 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekim në pesë spitale.
Policia njoftoi se ka vrarë tre të dyshuarit për sulmet.
Please follow and like us: