Albspirit

Media/News/Publishing

Sulmi në Londër, ambasadori Qirko: Nuk ka shqiptarë të lënduar

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe Qirajko Qirko është shprehur sot se nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga sulmi terrorist në Londër ku një furgon hyri mes njerëzve duke lënë 10 të vdekur e duke plagosur 48 të tjerë.

Për Report Tv nga Londra, Qirko u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë të afërm në Britaninë e Madhe të qetësohen sepse nuk ka shqiptarë të lënduar.

“Për të gjithë ata që duan të kontaktojnë ne kemi një numër urgjent të bërë publik në faqen e ambasadës. Të gjithë shtetasit që kanë të afërm në Shqipëri të qetësohen sepse fatmirësisht nuk ka shqiptarë të lënduar në Britani”, u shpreh Qirko.

Please follow and like us: