5 bjondet më të bukura në botë
Michelle Pfeipffer
Ajo u bë e njohur me rolin e Elvirës në filmin “Scarface”. Të gjithë në atë kohë çmendeshin pas saj. Edhe sot e kësaj dite ajo vazhdon të jetë po aq e bukur. Një bjonde e cila nuk do harrohet kurrë
Charlize Theron
Vitet për bjonden më të ëmbël të Hollywood-it nuk rëndojnë. Bukuria e saj është e veçantë, aq e ëmbël sa nuk mund të mos e komplimentosh. Charlize ka provuar të jetë edhe brune, por nuk do e kishte kurrësesi suksesin që ka me flokët e arta. Së fundmi ajo kishte një rol të rëndësishëm në filmin ikonik “Fast and Furios, dhe mund të themi me bindje të plotë që dukej po aq e bukur sa 10 vite më parë.
Uma Thruman
Tarantina padyshim e ka aktoren e tij të preferuar, dhe filmat më të vlerësuar të tij, mbajnë padyshim imazhin e Uma Thruman. Ajo është një bjonde klasike, shtatëlartë dhe me një bukuri plotësisht natyrale.
Jennifer Aniston
Ajo nuk di të plaket, dhe këtë e ka vërtetuar më së miri. Në vitet 90, Jennifer Aniston ishte e preferuara e të gjithë meshkujve. Ajo spikati në serialin e famshëm “Friends” dhe askush nuk mund të thotë që jo nuk është një prej bjondeve më të bukura.
Scarlett Johansson
Ajo është kaq e bukur sa është e vështirë të mos e vësh re. Edhe pse mund të futet te aktoret e reja, Johansson padyshim që ka arritur të bëjë diferencën. Buzë mishtore, një sharm të paparë dhe gjithmonë bjonde. Si mund të mos jetë një prej bjondeve më të bukura që na kanë zë sytë?