Albspirit

Media/News/Publishing

50 vjet pas fitores së Izraelit në Luftën Gjashtë Ditëshe

5 qershori shënon 50 vjetorin e një goditjeje parandaluese izraelite që shkatërroi forcën ajrore egjiptiane, duke i hapur rrugën fitores së Izraelit ndaj Egjiptit, Jordanisë dhe Sirisë. I gjithë ky episod njihet si “Lufta gjashtë ditëshe”. Analistët bien dakord se lufta e transformoi marrëdhënien mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit dhe balancën e pushtetit në Lindjen e Mesme. Por ata nuk janë të një mendjeje nëse kjo fitore ushtarake ishte një bekim apo mallkim për Izraelin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine njofton nga Departamenti i Shtetit.

Fitorja e rrufeshme e Izraelit ndaj fqinjëve të tij arabë në qershor të vitit 1967 befasoi botën dhe madje edhe vetë izraelitët. Shumë analistë bien dakord se Lufta Gjashtë Ditëshe e transformoi në mënyrë të përhershme konfliktin arabo-izraelit, Lindjen e Mesme dhe lidhjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

“Zmbrapsja që u bëri ushtrive arabe dhe pushtimi i territorit, i dha në dorë karta në negociata me shtetet arabe, që më parë nuk i kishte. Ka një lidhje direkte mes fitores në luftën e vitit 1967 dhe pushtimit të Sinait dhe Traktatit të Paqes mes Egjiptit dhe Izraelit”, thote Tamara Cofman Wittes, me institutin Brookings.

Izraeli fitoi kontrollin e gjithë Jeruzalemit dhe e zgjeroi zonën e sigurt mes tij dhe fqinjëve arabë.

“Në atë kohë, në vitin 1967, kur armiqtë vinin nga të gjitha anët, zgjerimi i territorit ishte i rëndësishëm, nga ana ushtarake dhe strategjike”, thote Sarah Yerkes, me institutin Carnegie Endowment.

Por ai zgjerim nënkuptonte kontrollin e një popullsie të gjerë palestineze nga Izraeli. Territoret e pushtuara dhe pretendimet nga izraelitët dhe palestinezët për shtetet e tyre të pavarura, janë në thelb të konfliktit të pazgjidhur edhe pas pesë dekadash. E vetmja marrëdhënie që kanë njohur dy breza izraelitësh dhe palestinezësh është ndarja fizike dhe psikologjike.

“Të rinjtë izralitë dhe palestinezë janë më mosbesues se prindërit dhe gjyshërit e tyre për shpresat për një zgjidhje me dy shtete. Shumica e izraelitëve dhe palestinezëve ende parapëlqejnë një zgjidhje me dy shtete, ndaj të gjitha alternativave të tjera. Po rata besojnë çdo ditë e më pak se ajo do të jetë e mundur gjatë jetës së tyre”, tha zonja Wittes.

Gjatë një vizite së fundmi në Izrael, Presidenti Donald Trump tha se është i angazhuar personalisht të ndihmojë izraelitët dhe palestinezët të arrijnë një marrëveshje paqeje dhe se ai beson se të dyja palët duan paqen.

Please follow and like us: