Albspirit

Media/News/Publishing

“Albspirit” shpall konkursin për evidentimin e politikanëve që luajnë bizhoz

 

 

Për t’i ardhur në ndihmë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017, portali jo dhe aq i pavarur “Albspirit” shpall konkursin:

“Kryebixhozxhiu i politikës”

Kushtet e konkurimit:

  • Ftohen të marrin pjesë shqiptarë brenda kufirit shetëror, por edhe atje ku ka gjurmë shqiptare.
  • Personat pjesëmarrës në konkurs duhet të jenë mbi 18 vjeç, pra deri në atë kufi moshor ku lejohet edhe të votohet.
  • Jepni emrin, mbiemrin e politikanit aktual që luan më shumë bizhoz dhe për të mos prishur konkurencën duhet të saktësohet rruga ku ndodhet kazinoja, brenda ose jashtë shtetit
  • Përjashtohen pjesëmarrësit me emra anonimë, analfabetët, organet e pavaruara të shkruara dhe vizive, portalet e paangazhuara dhe fundamentalistët e të gjitha feve.

Rezultatet e fituesve do të shpallen njëkohësisht me sondazhin e fundit të pasqyruar nga një televizion kombëtar për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe ne prani te eksperteve nderkombetare.

 

Bordi i “Albspirit”

Rruga “Për Shqipërinë që duam”

Pallati “Një shans për të gjithë”

Shkalla: “Republikë e re, ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt”

Apartamenti: “Rruga e re”

Tiranë, Shqiperi

Please follow and like us: