Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Rama, njeri pa identitet, mashtron përsëri për origjinën!

Sali Berisha

Rama, njeri pa identitet, mashtron perseri per origjinen!

Te dashur miq, ne intervisten qe i dha mbreme gazetarit Çim Peka, drejtuesit te portalit me te mallkuar prej tij, por tani qe po humbet zgjedhjet pranoi intervisten ne shenje pajtimi. Natyrisht, ai nuk tregoi dot per asnje sukses, asnje veper publike te rendesishme apo investitor te huaj te ri serioz keto kater vjet pervec atyre projekteve qe trashegoi nga qeveria e meparshme siç jane TAP dhe Kaskada e Devollit, HEC e Fanit dhe HECe te tjera. Por ai, per shkak te hijes time, nuk permend asnjerin prej tyre.

Kudo qe flet ai rreh gjoksin me nje projekt qe e trashegoi pereseri nga koha e qeverise se mepareshme, ate te rindertimit te qendrave urbane, projekt i ideuar, financuar dhe i nisur zbatimi i tij ne Berat dhe qytete te tjera nga Fondi Shqiptaro Amerikan dhe qeveria e mepareshme.

Rama i pacipe, detyroi Fondin Shqiptaro Amerikan te leshoje komunikate zyrtare mbi mohimin nga Rama te kontributit thelbesor te Fondit ne keto projekte te qendrave urbane. Por une ketu do te ndalem ne nje ceshtje qe shume kujt mund ti duket e parendesishme, mirepo e tille ajo nuk eshte; kjo eshte çeshtja e origjines se tij!

Per shume lexues mund te jete dukur e çuditshme kur gazetari Çim Peka e pyeti Ramen per origjinen e tij nga Tropoja. Ndersa per mua jo.

E verteta eshte se vet Edi Rama, ne nje vizite ne Tropoje para vitit 2009, deklaroi me ze dhe figure se origina e tij e larget eshte nga fshati Geghysen, nje fshat i bukur ne shpatullen e Malit te Hekurave.

Rama, ndonese e dinte se origjina e tij ishte nga Geghyseni aq sa ishte nga fshati Hortu 3500 km larg Gehyesenit, dhe ai ate nuk e tha as dhe per t’u bere qejfin socialisteve te Tropojes por e tha vetem i semure rende nga kompleksi i Saliut, qe nuk i ndahet per asnje sekond nga qenia e tij, krahas kompleksit te Edipit. Keto dy komplekse, Rama do t’i marre me vehte edhe ne boten e pertejme!

Ne pergjigjen e pyetjes se Pekes per origjinen, Rama perseri mashtroi publikun, ai tha se origjina e tij eshte nga Berati.

Kjo eshte e vertet aq sa eshte e vertet per nje dukagjinas apo kelmendas se eshte nga Shkodra, apo per nje Tropojas se ai eshte nga Gjakova. Dukagjini dhe Kelmendi jane malesi e Shkodres por nuk jane qyteti i Shkodres, sikunder Tropoja eshte Malesi e Gjakoves, por jo qyteti i Gjakoves.

Origjina e larget e Edi Rames nuk eshte nga Berati por eshte nga Malesia e Shpiragut dhe konkretisht fshati Mbreshtan, nje fshat i bukur, njerzish punetor qe kishin qendisur ne nje pamje unike mahnitese per vendin tone, shpatin e Shpiragut me plantacione ullishtesh, te cilat shkriheshin ose vazhdonin me plantacione te qershive.

Ne Mbreshtan shkova vite me pare sepse inauguruam rrugen, e cila qarkoi malin e Shpiragut deri ne fshatin Sinje dhe qe lidhe kete zone te thelle me qytetin e Beratit. Fshataret, te gezuar per rrugen me thane se Edi Rama ishte nga fshati i tyre dhe se ishin habitur dhe lenduar kur e kishin degjuar te thoshte se ai ishte me origjine te larget nga Geghyseni. Madje njeri prej tyre me tregoi dhe rrenojat e nje konaku ku kishte jetuar katragjyshi i Rames, i cili me thane ata punonte si bari derrash ne familjen e zingjinit Bello dhe per shkak te varferise se skajshme u largua me shtepi dhe katandi qe ketejmi.

Rama gjithashtu, ishte vetem i pjesshem kur tregoi se si Naltmadhnia mori gjyshin e tij, Vlashin se bashku me makinen e tij luksoze si shofer te vehtin. Ne te vertet, Naltmadhnia mori ne pallat jo vetem Vlashin dhe makinen e tij por edhe Vllashicen, gjyshen e Edit, nje grua vertet fisnike.

Se fundi, Rama foli per origjinen e tij nga nena nga Vunoi dhe tha se ata jane me origjine te larget mirditore.

Por edhe ketu duhet thene se shpjegimi qe beri per vonjotet eshte i ceket, folklorik, megjithate le te themi i mjaftueshem per njohurite etnografike dhe historike te nje piktori deshtak.

Ai ketu perseriti nje teze te njohur se, familjet ne Breg me mbiemra te perbere nga dy emra jane me origjine mirditore. Kjo pasi mirditoret por jo vetem ata, mbajne mbiemra me dy emra. Ne te vertet, studjues serioze mendojne ndryshe dhe dihet se mbiemrat me dy emra jane te zakonshem edhe ne Laberi, dhe se gjetjet arkeologjike kane provuar se Laberia eshte treve e populluar qe nga koha e gurit. Po, tek e fundit, ai perserit ato qe i kishte thene daj Koleka.

Te dashur miq, ky ishte nje veshtrim i shkurter i origjines se Edi Rames, i cili, si njeri pa identitet, flet si somnambule pa dit se çfare thote per origjinen e tij.

Kjo analize bazohej ne te verteta historike, etnografike, gjeografike te pamohueshme dhe eshte jashte çdo konteksti politik. Kjo sepse, ne rastse dhe vetem per nje moment te vetem do te ndaleshim ne ADN politike te Edi Rames, mashtrimet e tij te medha qe iu beri ai shqiptareve, perrallat dhe barcaletat qe iu tregon ai ne kete fushate per te mbuluar mashtrimet dhe deshtimet e tij, vend origjine mbi kete dhe per Edi Raman nuk mund te gjendej tjeter perveçse ne katundin Hortu te provinces Sivrihishar, aty ku 800 vjet me pare lindi paraardhesi i tij me autentik; genjeshtari, barcaletaxhiu me fame boterore Nastradin Hoxha! sb

Please follow and like us: