Albspirit

Media/News/Publishing

Bojaxhi: Shteti vlon në korrupsion, Rama sillet si Robert Çamçakizi

Kandidati i Sfidës, Gjergj Bojaxhi ngriti shqetësimin për korrupsionin e lartë në çdo institucion shtetëror, fenomen që u tolerua madje u nxit nga vetë qeveritë. “Kryeministri i këtyre katër vjetëve vijon dhe i bën per budallenj shqiptarët duke i thënë që administrate publike është e mbushur me të paaftë dhe militantë a thua se ai ishte emigrant dhe jo kreu i qeverisë.

Si Robert Camcakizi në kantiere, tashmë shkon fshat më fshat duke u shfajësuar se shteti i pabarabartë që ndërtoi është faj LSI-së që mbante në prehër. Nuk flasin më për korrupsionin. Kudo në çdo zyrë keni korrupsion. Nuk keni asnjë tender të vetëm që nuk bëhen pazare nga këta që thanë se bënë shtet. Nuk ka kompani që kalon nepër dogana që të mos “kollitet” para doganiereve të rilindjes që do bënte shtet.

Vështirë të gjesh tatimor, drejtori arsimore, sekretari gjykatash ku fiton ai që jep rryshfet dhe jo ai që konkuron në mënyrë të drejtë. Pasi vodhën me bllok në dorë të gjitha palët tash 12 vjet tani thonë se duan të bëjnë sërish shtet ku shtetin e kishin dhe e shkatërruan. 8 vjet PD- 8 Vjet LSI dhe 4 vjet PS e vodhën këtë shtet me profesionistët më të mëdhenj të këtij profesioni. U dënua njeri? Jo. Keni ndonjë ministër të PS-së, PD-së apo LSI-së pas hekurave? Jo. Vetëm një dënuan që nuk ishte i tyre por PBDNJ-së. E pra ky nuk është shteti i shqiptarëve por pushteti I matrapazeve.” – tha Gjergj Bojaxhi

SFIDA ka prioritet anti-korrupsionin përmes kontrollit të imtësishëm të politikanëve dhe drejtuesve të administratës. Cdo pasuri e pajustifikuar vec justifikimit duhet të shkojë për ndjekje penale. Sfida ka kërkuar të gjithë politikanëve nga partitë vjetra deri tek më të rejat të kërkojnë falje që votuan nenin 449 që bllokon hetimin e të kaluares se politikaneve dhe ta rikthejnë atë në parlament menjëherë.

Please follow and like us: