“Fillimisht ishte i ngrohtë dhe i sjellshëm, pastaj filloi të sulmonte”, moderatorja amerikane për Putin
Megyn Kelly, Moderatorja e NBC News, ka folur për intervistën që ka patur me Vladimir Putin.
Ajo ka thënë se Putin sillet krejtësisht ndryshe kur nuk është në kamera.
“Është sikur të jenë dy njerëz të ndryshëm. Kur kamerat ishin të fikura, në një bisedë private ishte i ngrohtë, shumë i sjellshëm, ai pyeti në lidhje me familjen time dhe biseduam rreth familjes së tij.
Megjithatë, kur ai e gjeti veten në kuadër të kamerave u bë pikërisht si President i Rusisë si ne të gjithë e njohim. Ai ishte shumë luftarak. Ishte në ofensivë në shumicën e çështjeve. Nuk ndalej, sillej në mënyrë agresive dhe emocionale. Ishte Vladimir Putin që e duan rusët”,ka thënë Kelly.
Moderatorja amerikane e intervistoi liderin e kremlinit gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.