Albspirit

Media/News/Publishing

Gramoz Ruci pritet me protesta në Zharrëz

Gramoz Ruçi është pritur me protesta sot nga banorët e Zharrëzës në Fier.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ishte atje në vijim të turit elektoral, kur të rinj të Zharrëzës i dolën para me parrulla si  “Pa dëmshpërblime s’ka votime”; “Duam shtëpitë tona”; “Zbatoni V.K.M”; “Stop Ndotjes”.

Ruçi foli për disa minuta me banorët duke u përpjekur t’i qetësojë dhe t’i japë shpjegime. Ai iu premtoi se dëmshpërblimet do kalojnë brenda muajit dhe më pas u largua për të vijuar me takimet në terren.

Po çfarë dëmshpërblimesh kërkojnë banorët e këtij fshati?

Banorët e fshatit të Zharrëzës ngritën për muaj me rradhë shqetësimin se një kompani e huaj nafte që zhvillon veprimtarinë e saj në Fier, i ka shkatërruar shtëpitë.

Pas një proteste të gjatë në Fier, marshimit në Tiranë dhe fjetjes para Ministrisë së Energjitikës, banorët e Zharrësës morën premtimin e ish-zv.Kryeministrit, Niko Peleshi për t’u dëmshpërblyer për dëmet që prëtendohet t’i ketë shkatërruar kompania.

“Banorët e dëmtuar të Zharrëzës do të dëmshpërblehen 100%. Në këtë mënyrë, adresohet problematika në Zharrëz. Afati është 30-ditor dhe kërkojmë bashkëpunimin e banorëve.” – deklaroi Niko Peleshi.

Arsyeja e një pritjeje të tillë të Gramoz Ruçit në Fier është mungesa e mbajtjes së këtij premtimi nga qeveria.

Kështu, Niko Peleshi deklaroi vendimin e marrë pak muaj më parë në mbledhjen e kabinetit qeveritar, duke drejtuar nje apel ndaj banorëve të Zharrëzës lidhur me protestën disa ditore që ata po bënin para ministrisë së Industrisë e Energjitikës./LAPSI.AL/

Please follow and like us: