Janaq Pani: VESHGJATI NË FUSHATË
Fabul
Doli në fushatë veshgjati
Pall e pall sa fuqi pati.
Palli qyqari sa është lodhë
Ta mbajë vesh një pyll i tërë,
Nga goja pall, nga mbas bën pordhë
Kështu e pallura vend do të zërë
Për çfarë ka lënë ai pa bërë
Dhe me premtime qiellin do zërë.
Po ky veshgjati e ka zakon
Pordhët e tija nuk i dëgjon.
Pylli i tërë flet me një gojë:
“Gomar i çartur pa ndale vrullin,
S’ka vesh që pordhët të t’i durojë
As qimen s’e kërren nga qulli,
Dhe mbarë pylli është lodhë
Me të pallura dhe pordhë…”.