Mali i Zi hyn në NATO si anëtari i 29-të
Mali i Zi, më i vogli nga republikat ish-Jugosllave, do të bashkohet sot me aleancën ushtarake të NATO-s si anëtari i saj i 29-të, pavarësisht nga presioni i Rusisë.
Kryeministri Dusko Markoviç do të dorëzojë një “instrument” formal të pranimit në NATO të qeverisë amerikane, duke hapur zyrtarisht anëtarësimin e vendit të tij.
Gjithashtu, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të marrë pjesë në ceremoninë në Departamentin e Shtetit në Uashington.
Parlamenti i Malit të Zi ratifikoi pranimin në prill dhe NATO e ftoi zyrtarisht vendin të marrë pjesë në një samit në maj.
Rusia, e cila ka lidhje të ngushta me Malin e Zi, protestoi për zgjerimin e fundit të NATO-s drejt lindjes, si një kërcënim për sigurinë e saj.
Ndërsa Mali i Zi është gjithashtu një destinacion për biznesin dhe turizmin rus, distanca midis kufijve të të dy vendeve është rreth 1 400 kilometra.
Shteti bregdetar i Ballkanit ka rreth 620 000 banorë dhe 2 000 ushtarë, por me qasje në Adriatikun juglindor ka një pozicion gjeografik strategjik në rajon.