Albspirit

Media/News/Publishing

May: Zgjedhjet zhvillohen më 8 qershor pavarësisht sulmit terrorist

Kryeministrja britanikë, Theresa May, ka deklaruar se zgjedhjet e planifikuara për tu zhvilluar ditën e enjte më 8 qershor, do të zhvillohen pavarësisht sulmit terrorist të së shtunës.

May deklaroi se terrorizmi ka rritur frymën e terrorizmit dhe se në shumicën e rasteve, autorët e këtyre sulmeve janë autorë të vetëm që bashkohen duke përdorur format më vulgare.

Ndërkohë Kryeministrja May është shprehur se sfida më e madhe e kësaj epoke është lufta mbi ideologjinë terroriste islamike.

”Goditja e ideologjisë islamike është një nga sfidat më të mëdha të epokës sonë. Përgjigja nuk mund të jetë vetëm me anë të operacioneve të vazhdueshme kundër terroristëve por duhet fokusuar në fushën e ideve dhe në internet për të frenuar përhapjen e ekstremizmit dhe operacioneve terroriste”, deklaroi May.

Mbrëmjen e ditës së shtunë, persona të lidhur me të ashtuquajturin Shtet Islamik, kanë kryer akte terroriste në Londër, ku u shënuan 7 viktima dhe të paktën 50 persona të plagosur.

Please follow and like us: