Putin: CIA ka vrarë presidentin John F. Kennedy
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një intervistë për NBC News, mohoi akuzat e agjencive të inteligjencës të SHBA, se Moska kishte udhëhequr sulmet kibernetike ndaj Partisë Demokratike në mënyrë që ta ndihmonte Donald Trumpin të zgjidhej president. Putin mohoi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale, duke shtuar se është pikërisht Amerika, që ndërhyn në fushatat zgjedhore të vendeve të tjera të botës.
Ai tha se CIA është në gjendje të kryejë akte armiqësore kundër vendit të vet, njëlloj siç ndodhi me vrasjen e Kennedyt.
“Ekziston një teori se vrasja e Kennedy u përgatit nga shërbimet inteligjente të Shteteve të Bashkuara. Prandaj, nëse kjo teori është e saktë, gjë që nuk mund të hidhet poshtë, atëherë çfarë mund të jetë më e lehtë në ditët e sotme dhe në këtë epokë, se t’i përdorësh të gjitha mjetet teknike në dispozicion të shërbimeve të inteligjencës për të organizuar sulme e pastaj t’ia drejtosh gishtin Rusisë”, ka thënë Putin.