“Shuplaka” shkroi për gabimet drejtshkrimore të tij, ish-prefekti i Korçës kërkon ndjesë: Janë të vërteta, i korrigjova por lajmi paska marrë dhenë
Gabimet drejtshkrimore të ish-prefektit të Korçës në postimet e tij në rrjetet sociale, nuk i shpëtuan syrit të “Shuplakës”, e cila shkroi për gabimet e tij drejtshkrimore në një postim mbi fushatën elektorale në zonën e Devollit.
Por edhe lajmi duket se nuk i shpëtoi kandidatit të Partisë Socialiste, Ardit Konomi, i cili ka reaguar menjëherë në funpage e “Shuplakës” duke e mirëkuptuar këtë artikull dhe kërkuar ndjesë për gabimet drejtshkrimore.
“Postimi ka qenë vërtet i tillë. Është postimi i parë i shkruar nga dikush tjetër në profilin tim dhe ndonëse u lajmërova shpejt për këtë dhe e korrigjova, siç duket lajmi paska marrë dhenë. Ndjesë se realisht s’kam ç’them tjetër!”, shkruan kandidati për deputet duke sqaruar se shkrimi është shkruar nga dikush tjetër.