Albspirit

Media/News/Publishing

Skandal! Drejtori i ATSH organizon fushatat elektorale të LSI Shkodër me lekët e taksapaguesve shqiptarë

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme të përfshirjes së zyrtarëve të lartë në fushata elektorale, në redaksinë e gazetës Zathur.net, kanë ardhur sërish disa foto ku dallohet qartë Drejtori i Agjensisë Telegrafike Shqiptare, Gëzim Podgorica, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Shtetëror të Punës Dritan Ylli, kandidat për deputet, krah Agron Çelës që kryeson listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Shkodrës, nën siglën e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në fotografitë e siguruara nga redaksia jonë, të cilat janë realizuar në fillim të muajit Maj, shihet qartë se si drejtori i ATSH-së, Gëzim Podgorica, tregohet i gatshëm dhe pjesë mjaft aktive e fushatës për LSI. Në disa momente “shoku” Gëzim, me fotografinë mbi krye të “shokut” Ilir, organizon takime me simpatizantë të kësaj partie me dy kandidatët e listës kryesuese të veriut për partinë ku “aderon”.

Por edhe pas paralajmërimeve se, zyrtarët e lartë nuk lejohen të bëjnë propagandë publike, të udhëheqin fushata, sidomos t’i organizojnë ato, shoku Gëzim nuk ka zënë mend, madje e ka intesifikuar aktivitetin e tij propagandistik edhe gjatë orarit të punës, në të cilin Gëzimin nuk e gjen asnjëherë brenda ambjenteve të agjensisë të cilën ai drejton. Podgorica me makinën e shtetit dhe karburantin të paguar nga taksapaguesit shqiptar, çdo ditë pas orës 12 të mesditës, shkon në qytetin e Shkodrës të bëj fushatë.

Ajo që Gëzimi nuk ka kuptuar ende është se, zyrtarët e lartë nuk lejohen të bëjnë fushatë elektorale sidomos me paratë e taksapaguesve shqiptar. Të paktën, për të mirën e partisë së tij dhe “byrazerit”, kandidatit Agron Çela, gjatë takimeve me simpatizantët e partisë, do ishte më etike t’i kërkonte Gonit të mos vendoste syzet Cartier prej ari (me vlerë 2200 euro), për t’i shitur karshillik qytetarëve të Shkodrës./Zathur.net

Please follow and like us: