Albspirit

Media/News/Publishing

Letra e princit Charles pas ndarjes me Dianën: Martesa ime, një tragjedi greke

I torturuar nga ndarja e tij publike me princeshë Dianën, princi “i egër” Charles mori stilolapsin dhe emocionet e tij i derdhi në një letër. “Askush nuk mund ta kuptojë çfarë do të thotë, derisa të ndodh ty, prandaj gjërat vazhdojnë të përkeqësohen. Një ditë do të them të gjithë historinë. Është një tragjedi greke dhe do të ishte perfekte për një dramë teatrale”, shkruante ai. Kjo letër ishte për ish-zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Reagan e cila ishte një mike shumë e mirë për të. Letra në fjalë është zbuluar një vit pas vdekjes së kësaj të fundit, pasi të gjitha sendet e saj personale i kanë kaluar fondacionit presidencial Ronald Reagan. Mediat e akuzonin Charles si një bashkëshort mizor dhe të pashpirt, mirëpo sic duket Nansy Reagan njihte një tjetër Charles. Letra prekëse e princit Charles është e datës 21 qershor të vitit 1992.

Please follow and like us: