Albspirit

Media/News/Publishing

Artistët kosovarë me ekspozitë në Antalia të Turqisë

Artistët nga Kosova që kanë marë pjesë në këtë ekspozitë janë: Esat Valla, Shqipe Kamberi, Mjellma Goranci dhe Zana Ramadani

Esat Valla, Shqipe Kamberi, Mjellma Goranci dhe Zana Ramadani ishin pjesëmarrës në ekspozitën e Muzeut Arkeologjik që është hapur së fundi në Antalia të Turqisë, ku kanë marë pjesë artistë nga shumë shtete si: Kosova, Italia, Holanda, Franca, Rusia, Bullgaria, Turqia, Sllovenia, Bosnja e Azerbajxhani, shkruan KultPlus.

KultPlus merr vesh se në hapjen e kësaj ekspozite kanë marë pjesë shumë figura të rëndësishme të Turqisë, kurse artistët e Kosovës janë nderuar me mirënjohje nga Guvenratori i Antalias Sedat Sirri Arisoy.

Kjo ekspozitë për kuratore ka pasë Susan Ugurlucam, kurse Muzeu Arkeologjik i Antalias ku edhe është hapur ekspozita konsiderohet të jetë një ndër muzetë më të rëndësishme në Turqi.

Please follow and like us: