Bledian Koka: Për ata që heshtin nën hijen e fikut…
Jam në pritje të një reagimi nga Republika e Re për këtë monstruozitet të Erion Velenisë me Sheshin ‘Skënderbej’. Do të mjaftonte që ata gjasme kandidatë të Republikës së Re të demantonin punë-mashtrimet e Velenisë në fushatën e tyre, për të kuptuar se ndoshta ata e kanë një fije vetëdije se çfarë përfaqësojne dhe krah të kujt duan të jenë.
Ndërsa Velenia ka 1 vit e gjysëm që e masakron Tiranën, Republika e Re ka fiks të njëjtin afat kohor që hesht si peshku. Sa për kronikën, shitësi i fiqve të vetmin gjelbërim që iu ka rezervuar qytetarëve në këtë saç publik, është thjesht fiku dhe gjethet pas të cilave ai fshihet për ditë…
P.S.: Për ata që e dinë efektin e hijes së fikut, besoj se i kanë të qartë pasojat psiko-somatike, po qëndrove poshtë saj për një kohë të caktuar…
P.S.: Për ata që e dinë efektin e hijes së fikut, besoj se i kanë të qartë pasojat psiko-somatike, po qëndrove poshtë saj për një kohë të caktuar…
Please follow and like us: