Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-shefi i CIA: Skandali i Trumpit, më i keq se Watergate

Kontradiksioni që rrethon figurën e presidentit amerikan, Donald Trump është më i keq sesa skandali i Watergate-it të Richard Nixon, vlerësoi ish-shefi i spiunazhit amerikan, James Clapper.

Skandali i Watergate-it përfshiu një sërë aktivitetesh të fshehta dhe ndonjëherë të paligjshme të ndërmarra nga anëtarët e administratës së atëhershme të presidentit Nixon, që përfundimisht çuan në dorëheqjen e tij në vitin 1974.

Clapper, drejtori në pension i shërbimit sekret në administratën e ish-presidentit, Obama,  i cili ka shprehur shqetësime në të kaluarën, përforcoi ndjeshëm pikëpamjet e tij rreth Trumpit gjatë një fjalimi në “National Press Club” në Canberra.

Ai tha se Trumpi ka nisur një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të tyre duke e quajtur shkarkimin e drejtorit të FBI-së, James Comey si të egër dhe të pafalshëm.

Clapper tha se Trumpi i kërkoi Comeyt të hidhte poshtë publikisht argumentet mbi lidhjet e tij të dyshuara me Rusinë, përcjell Atsh.

Comey do të dëshmojë të enjten në një seancë të Senatit amerikan, si pjesë e një hetimi nëse në fushatën e Trumpit fshihen zyrtarët rusë dhe nëse ka pasur një ndërhyrje nga ana e tyre në zgjedhjet e SHBA-së.

Please follow and like us: