Albspirit

Media/News/Publishing

Sheshi “Skënderbej” hapet të shtunën, Julian Deda: Shëmtirë, beton pafund! Ta gëzoni tepsinë bosh

Teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga prerja e shiritit të sheshit “Skënderbej”, inaugurimi i të cilit do bëhet dy javë para zgjedhjeve, të shtunën më 10 qershor, aktori Julian Deda ka reaguar ashpër kundër këtij projekti.

Ai na prezanton me “kryeveprën” e Lalit sipas Edit, i karakterizuar nga betoni pafund, pa asnjë rrënjë pemë, pra pa kokërr hije.

Aktori shkruan se në një vend me 250 ditë me diell në vit, duhet të jesh i pashpirt për të bërë një vepër të tillë, referuar këtu kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Shikojeni pak kete shemtire.
Ky eshte ish-sheshi Skenderbej. Kjo eshte “kryevepra” e Lalit sipas Edit ne keto dy vite ç’drejtim ne krye te Tiranes. Beton pafund, asnje rrenje peme dhe si rezultat nuk do kete kokrren e hijes. Ne nje vend me 250 dite me Diell ne vit, duhet te jesh i pashpirt te besh nje veper te tille. Me pak fjale edhe na mashtruan, dhe na vodhen, kesaj rradhe keq fare.
P.s. Ta gezoni tepsine bosh…!”, shkruan aktori.

Please follow and like us: