Albspirit

Media/News/Publishing

Shkruajtën se kishte punuar si striptiste, Kodheli padit dy media greke

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli ka çuar  në gjyq mediat greke që shkruan lajme të rreme për të.

Kodheli ka paditur mediat greke pas lajmit të publikuar se ajo kishte punuar si balerinë në lokalet e natës në Greqi, shkruan BW.

Lajmi u publikua nga portalet greke militaire.gr dhe makeleio.gr pasi Kodheli i doli kundër homologut të saj grek Pannos Kamenos.

Denoncimi mësohet se nuk është bërë nga ana e Kodhelit si ministre por si individ.

Mësohet se ministrja ka ngritur prej muajsh padi penale dhe civile ndaj dy mediave greke “militaire.gr” dhe “makeleio.gr” si dhe ka dhënë prokurë përfaqësimi për avokatët Christos Ziogas dhe Christos Thanasopoulos pranë zyrës së avokatisë, “Ziogas, Thanasopoulis and Associates” për përfaqësimin në procesin penal dhe civil ndaj dy web-ve dhe pronarëve të tyre.

Në dhjetor të vitit të kaluar gazeta greke “makeleio. gr”, shkruante se 25 vite më parë Mimi Kodheli ka punuar si balerinë në lokalet e natës në Athinë dhe se më pas iku në Amerikë për të përfunduar studimet.

“Prandaj duhet të mbaj mend çfarë ka bërë përpara se të bëhej politikane dhe se ushtria nuk bëhet kur ke shkuar me shumë meshkuj. Dhe duhet të mbajë mend se nuk ka qenë Turqia që ka ndihmuar Shqipërinë por Greqia. Sot kërcimtarja shqiptare në lokalet e natës në Athinë, është bërë Ministre e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë“, shkruante ndër të tjera makeleio.gr ndërsa montoi edhe një foto.

Please follow and like us: