Albspirit

Media/News/Publishing

Simptomat e infarktit në zemër tek femrat

Rrezik për shfaqjen e infarktit në zemër kanë edhe burrat edhe gratë. Madje kur flitet për infarktin në zemër, shumë prej nesh mendojnë se ky është një fenomen i cili shfaqet më shpesh tek burrat.

Mbetet mendimi se kërcënimi më i madh për gratë është kanceri i gjirit, por fatmirësisht, mbizotëron vetëdija se zbulimi dhe trajtimi i hershëm  mundëson shërimin e përhershëm në një përqindje të madhe.

Për këtë arsye tashmë gratë gjithnjë dhe më tepër i praktikojnë kontrollet preventive për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Ajo çfarë është dëshpëruese është se statistikat më të reja në mbarë botën tregojnë se rreziku i infarktit në zemër është më i madh tek gratë të cilat kanë forma më të rënda të sëmundjes  dhe kanë rrezik më të lartë për jetën në krahasim me meshkujt. Gratë kanë tendencë të jenë më rezistente ndaj dhimbjeve, pasi  gjatë shfaqjes së dhimbjes në kraharor  ato paraqiten më vonë për kryerjen e kontrollit.

Një arsye tjetër është edhe  idea  se shfaqja e infarktit në zemër është më e rrallë tek gratë, gjë kjo që i bën të mendojnë se vështirësitë që ndjejnë nuk kanë të bëjnë me sëmundjet e enëve të gjakut në zemër dhe shfaqjen e mundshme të infarktit në zemër.  Së treti, gjëja më e rëndësishme është kryerja  e ekzaminimeve preventive të cilat mund ta zbulojnë në kohë rrezikun e infarktit në zemër duke bërë të mundur në këtë mënyrë  edhe parandalimin e shfaqjes së tij, pasi  gratë këto kontrolle i kryejnë shumë më rrallë dhe shumë më vonë në krahasim me meshkujt.  Vështirësitë klasike më të njohura të cilat lidhen me shfaqjen e infarktit në zemër janë: dhimbja në pjesën qëndrore të kraharorit dhe shpinës, e cila shtrihet apo përhapet në krahun e majtë, veçanërisht në pjesën e brendshme  poshtë bërrylit (pjesa e brendshme e parakrahut). Këto probleme shfaqen edhe tek meshkujt edhe tek femrat. Megjithatë, tek gratë shpesh mund të shfaqen shqetësime apo probleme të paqarta dhe më të lehta të cilat mund të anashkalohen.  Në këtë mënyrë rritet rreziku i sëmundjes, veçanërisht rreziku i formës më të rëndë të kësaj sëmundje.  Sipas Dr. Daniela Projevskës, kardiologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina” këto janë 6 simtomat më të zakonshme të shfaqjes së infarktit në zemër tek gratë:

Dhimbje apo shqetësim në kraharor

Shimbja në kraharor është  shenja më e zakonshme e shfaqjes së infarktit në zemër. ajo mund të jetë e fortë dhe mund të shkaktoj presion në pjesën e gjoksit  apo të shfaqet vetëm në gjysmën e anës së majtë të kraharorit.  Pacientët këtë simptomë e përshkruajnë si një shtrëngim apo si shtypje të kraharorit, thonë “ kam një pllakë në kraharor që më shtyp, më shtrëngon dhe më djeg”. Disa gra, këtë dhimbje e ndjejnë në një formë më ndryshe nga meshkujt.

Dhimbje në dorë, shpinë, qafë apo në nofullën e poshtme

Kjo lloj dhimbje është shumë më e shpeshtë tek gratë sesa  tek burrat dhe mund të shoqërohet me dhimbje në shpatulla, në të dyja anët apo vetëm në njërën anë, ose shqetësim i lehtë në kraharor.  Këto simptoma mund ti bëjnë konfuze gratë pasi shenja e parë e shfaqjes së infarktit në zemër është dhimbja në kraharor, ndërsa ju ndjeni dhimbje edhe në nofull apo në qafë. Dhimbja mund të shfaqet gradualisht,  më pas rritet intensiteti i dhimbjes. Në rast se jeni duke fjetur, ajo mund të jetë aq e fortë saqë mund t’ju zgjoj nga gjumi. Prandaj, duhet ti raportoni në kohë të gjitha simtomat që ndjeni.

Dhimbje dhe të përziera në pjesën e sipërme të barkut , në pjesën e poshtme të kraharorit

Edhe kjo është një dhimbje konfuze pasi mund të duket si dhimbje në pjesën e stomakut e cila jo gjithmonë përhapet në pjesën e gjoksit. Këtë presion e ndjeni sikur të keni vendosur diçka të rëndë në stomakun tuaj.  Shpesh shoqërohet me të përziera dhe të vjella.

Mungesë ajri dhe asfiksim

Nëse keni mungesë ajri  pa ndonjë arsye të veçantë e cila është e shoqëruar me dhimbje të lehtë në kraharor dhe me  lodhje të shpejtë, ndërkohë që qëndroni ulur dhe ndiheni sikur të keni vrapuar në maratonë,  është e mundur që të bëhet fjalë për shfaqjen e infarktit në zemër. gjendja mund të rëndohet më tepër në rast se përveç mungesës së ajrit keni edhe ndonjë simptomë tjetër, atëherë mundësia e shfaqjes së infarktit në zemër është më e madhe.

Djersitje

Mbulimi i trupit me djersë është simptomë e cila tregon shfaqjen e infarktit në zemër, së bashku me elementët e tjerë të përmendur më lart.  Pacientët thonë se ajo është një djersë e ftohtë e cila e mbulon të gjithë trupin, por ndonjëherë vetëm gjysmën e sipërme të kraharorit.

Lodhje

Disa gra, përveç shqetësimeve të tjera ndjejnë parehati, mundim, dobësi dhe tepër të lodhura edhe pse nuk kanë bërë asgjë të veçantë gjatë gjithë ditës.  Pacietet shpesh ankohen se nuk mund ti kryejnë madje edhe aktivitetet më normale të cilat më parë mund ti kryenin pa asnjë problem (nuk mund të ngjiten nëpër shkallë, nuk mund të shkojnë në tualet).  Por, jo gjithmonë do të thotë se kur i ndjeni këto simptoma bëhet fjalë për shfaqjen e infarktit në zemër. Prandaj,  gjëja më e mirë është që të konsultoheni me mjekun tuaj kardiolog në rastin e shfaqjes së simptomave të lartpërmendura.

Lexo me shume ne http://bit.ly/2r1m7MO

Please follow and like us: