TVSH i shpall ‘luftë’ Magjistarit dhe Jonida Shehut
Një emision i ri do të shfaqet në ekranin e televizionit publik shqiptar.
Bëhet fjalë për emisionin ‘Pasditja ime’, një emision ndryshe nga ato që janë parë deri më tani.
“Pasditja ime” është programi i parë javor me pesë moderatorë. Ky emision do të jetë paralel me dy emisionet e tjera të pasdites në televizionet kombëtare Tv Klan dhe Top Channel.
Moderatorët e këtij emisioni do të jenë:
Erjona Rusi, spikerja e lajmeve ka braktisur studion e lajmeve për të nisur një tjetër sfidë televizive siç është formati i pasditeve.
Një tjetër moderatore simpatike që i kishte munguar ekranit është Balina Bodinaku. Bodinaku do të trajtojë temat e turizmit, teknologjisë, mjedisit, etj.
Mjekësia, dietat, estetika, etj i janë besuar kësaj here ish-spikeres së Top Channel, Erjona Shehu, e cila i rikthehet ekranit pas disa vitesh shkëputjeje, ndërsa moda dhe stili sigurisht që do të vijnë të prezantuara nga bloggerja, Estela Ujka.
Dita e premte i është besuar të vetmit mashkull të kësaj pesëshe simpatike, gazetarit Eraldo Rexha. Shoëbiz-in dhe të gjitha të rejat rreth tij do ti shihni çdo të premte prezantuar nga Rexho.