Vasil Tabaku: Skënder Buçpapaj, ky bard i madh mitik i poezisë
Skënder Bucpapaj, një zë i vecantë dhe tepër i fuqishëm në poezinë modern shqipe. Ai vjen nga gjiri i Bjeshkëve, atje ku lindi dhe u këndua EPOSI SHQIPTAR. Në zemër të Bjeshkëve të Tropojës përmes gurravë mitike, poeti Skënder Bucpapaj, piu gjirin magjik të legjendave dhe pak nga pak u shëndrrua në një legjendë poetike. Ai erdhi herët, mjaft herët në poezi, thuajse adoleshent me librin e vet të par poetik “Zogu i bjeshkeve”, por ardhja e tij ishte një befasi, një risi dhe mbi të gjitha një zë i vecantë dhe tepër domethënës në poezinë shqipe…Skënder Bucpapaj erdhi me prurje të reja në poezi, forca e tij metaforike ishte një fuqi qiellore plot pasion dhe nerv, plot dritë qiellore dhe forcë hyjnishë. Ai theu të gjitha kornizat poetike të kohës, bëhet fjal për vitin 1973 me librin poetik “Zogu i bjeshkës”. Vargu i poezisë së Skënder Bucpapës ishte një varg homerik dhe tepër i fuqishëm, plot ngjyra dhe frymëmarrje të thellë, ku padyshim ndjehej bota e madhe shpirtërore e një krijuesi mjaft premtues dhe të realizuar. Skënder Bucpapaj kishte se cfarë t’u thoshte kështu njerëzve dhe poezisë moderne shqipe. Ai ishte një zë unik dhe tepër sfidues, në korin e poetucëve të diktaturës që i thurnin himne diktarotit, Patisë së Punës dhe fitoreve të saj…Skënder Bucpapaj, ishte një sfidues i fuqishëm i fjalës, një zë mjaft dinjitoz dhe premtues.
MJESHTËR I METAFORËS ME ZËRIN MITOLOGJIK TË LEGJENDËS
Flokëbardhën
Sybardhë
Qerpik-bardhë
As me sy
As me të prekur
Por vetëm se kundërmonte zanë mali
E dallova
Skënder Bucpapaj është padyshim një mjeshtër i fjalës poetike, i vargut me ngarkesë të lartë emocionale dhe vlera të holla njerzore. Zëri i tij metaforik ndërton blloqe madhështorë mendimi dhe filozofie, ku shpërfaqet natyrshëm bota e madhe njerzore. Një poet i vecantë, pa asnjë përqasje me dikë tjetër, i matur, lakonik dhe me një timbër të shquar verior. Ai është poeti kombëtar i Veriut, ku ndërmjet të tjerash kanë zënë vend në opusin e tij poetik, stilema dhe zëri krejt orgjinal i baladave epike dhe në mënyrë të patjetërsueshme vet EPOSI, ky univers madhështor i bjeshkëve dhe shpirtit të magjishëm verior.Dhe lënda e parë e ndërtimit të EPOSIT është metafora si një mundësi e madhe shprehjeje dhe figurshmërie mjaft e lartë artistike. Pikërisht këtë magji të metaforës Poeti Skënder Bucpapaj, ka ditur ta vërë në gjenezën e vargut të vet. Metafora është baza ndërtuese e ngrehinës poetike të këtij autori vërtet të mrekullueshëm dhe befasues. Por Skënder Bucpapaj është padyshim dhe mjeshtër i figuracionit të gjerë poetik, krahasimi tek ky autor është një art më vete, ashtu sikundër është metonimia apo dhe monologu poetik i brendshëm dhe tepër depertues. Skëndër Bucpapaj di të ndërtoj ura të padukshme me lexuesin dhe krijon kështu lidhje të ndërsjellta. Shpesh lexuesi ndjehet i zgjuar brenda poezisë së Skënder Bucpapës. Gjithcka, përfshi mesazhin dhe informacionin lexuesi e merrë nga brenda poezisë duke u bërë kështu edhe protagonist i saj. Poezia e Skënder Bucpapaj është një poezi e angazhuar me Atdheun dhe kombin, me diellin dhe qiejt, me mallet dhe yjet, me pemët dhe njerëzit…Një poezi universale, mjaft dinamike dhe njerzore, plot rezonim dritash dhe tingujsh. Skënder Bucpapaj nuk ështa aspak abuzues me vargun dhe figurën. Githcka tek poezia e tij rrjedh në mënyrë të vetvetishme, pa sforcim dhe pa kërkime të stërholluara. Ai është një organizëm magjik i lindur për poezinë, për këngën e shpirtit të bukur njerzor.Poeti është lindur dhe rritur në një natyrë të papërsëritëshme, plot madhështi të bjeshkëve, e mbushur me gjelbërimin solid të pishave dhe pemëve alpine dhe padyshim me lulëzimin mahnitës të luadheve dhe luginave të Valbonës dhe Tplanit, vendlindjes se tij.T ë gjitha këto kanë zënë vend të pashmangshëm në vargun poetik të Skënder Bucpapapës. Ato janë shëndrruar në portretin e tij alpin dhe me një madhështi bjeshkës, aty është ama e Eposit të madh dhe magjia e legjendave. Ky poet është shëndrruar kështu i tëri në një sinonim të mrekullisë alpine dhe vet Eposi.
SINQERITETI POETIK DHE UNIVERSI NJERZOR
Këtë ditë dielli,
Bota
Është një tingull i gëzuar dielli
Në buzëqeshjen tënde.
Raportet e poetit me universin dhe njeriun janë tejet të sinqerta dhe reale. Ai ndërton një ligjërim mjaft të thjesht por dhe tepër të sinqertë. Skënder Bucpapaj është dhe një mik i mirë. Në gjithë tërësinë e tij poetike, bie në sy ngazëllimi njerzor por edhe dimensioni universal me Botën dhe qiellin, me Diellin dhe dritën. Skënder Bucpapaj ka një spekter të fshehtë ku pas prekjes së tij e gjithë Bota, pra realiteti shëndrrohet në gjuhë perëndishë, në poezi…Fjala e poetit është një hapsirë ku zgjohen diejt e buzëqeshjes dhe pafundësia e qiejve. Shpesh këto dimensione duken të vogëla përpara përmasave të poezisë së tij. Skënder Bucpapaj ka një zë krejt ndryshe nga brezi i vet krijues. Ai është sa orgjinal aq dhe magjik, sa real aq dhe befasues. Skënder Bucpapaj në themel të rrëfimit të vet poetik ka sinqeritetin, një vlerë e cmuar dhe e pakrahasueshme poetike, e cila i jep fytyrën e pastër, transparente dhe prej drite poezisë së tij. Skënder Bucpapaj, që në hapat e tij të para në rrugën e poezisë kishte përcaktuar peofilin e vet. Ai vinte si një poet i formuar dhe i kristalizuar në orgjinalitetin e tij krijues, me universin e vet të figurave, mesazheve, ngjyrimeve emocionale dhe stilit narrative emocionues. Krijimtaria poetike e Skënder Bucpapapës është padyshim një përpjekje titanike e përditshme, e jashtezakonshme për të mbajtur prane shpirtit POEZINË, Perendinë e shpirtit njerezor. Sa shumë punë ndër vite, një betejë e pafund dhe me shumë mund e sakrifica, një jetë të tërë punë e lodhje, përpjekje dhe punë, punë dhe vetëm punë për të shkruar qoft edhe nje varg të vetëm, sa shumë vullnet dhe guxim. E gjitha një betejë që asnjehere nuk fitohet, vetëm vazhdon, vazhdon dhe vetëm vazhdon gjer castin e fundit. Them se beteja poetike e Skënder Bucpapës vazhdon, sepse poeti është në kulm të krijimtarisë së vetë poetike dhe me arritje mjaft të dukshme dhe mbresëlënëse. Mjafton të kujtojmë këtu librin e tij mjaft të suksesëshëm “Frikë nga Atdheu”, një metaforë e fuqishme e poezisë moderne shqipe, një arritje mahnitëse dhe padyshim një risi poetike në hapsirat e poezisë bashkëkohore. Skënder Bucpapaj, me librin e tij të fundit poetik shënoi një record të ri kombëtar, duke e ngritur nivelin e poezisë bashkëkohore në hapsira e dimensione të reja, mjaft të arrira dhe të suksesëshme. Një poet si Skënder Bucpapaj i vjen rrallë poezisë, ai është mjaft produktiv dhe cilësor. Në rrafshin e botimit poetik Skënder Bucpapaj është tepër i vëmëndshëm dhe asnjëherë i ngutur dhe sasior. Poeti sjell poezi mjaft cilësore, të shkruara më një shpirt vetmohues dhe mjaft dinamik, mitik dhe orgjinal. Në krijimtarinë poetike të Skënder Bucpapës spikat ndjeshëm puna mjeshtërore në ndërtimin e vargut por edhe qëndrimi mjaft i përkorë dhe unikal i autorit, për të mos e kaluar masën. Skënder Bucpapaj di të kërkoje me mjaft sukses mënyrën e vet shprehse, por ajo që bie më tepër në sy është sinqeriteti i jashtzakonshëm dhe mbresëlënës i tij, ku ndërgjegja poetike e Skënder Bucpapës, krijon një univers të ri poetik. Natyrisht, e gjithë kjo lidhet ngusht me vlerat individuale krijuese të Skënder Bucpapës, të shpirtit të tij të bukur e të madh poetik dhe njerezor, një Aed i madh mitik që bart mbi shpinën e vet mrekullitë e legjendës dhe Eposit të mahnitëshëm të Veriut.
GJEOGRAFIA POETIKE DHE SHPIRTËRORE E SKËNDER BUCPAPËS
Pa asnjë mëdyshje, zemra e një poeti me vlera kombëtare si ajo e Skënder Bucpapës, është sa në Tropoje aq dhe në gjithë Shqipërinë, sa në Shqipëri aq dhe në Kosovë, në Mal të Zi dhe Maqedoni, në Zvicër dhe në Diaspore. Miti i poezisë së tij ndërton harqe të mëdha ylberi mbi gjithë hapsirën shqiptare dhe atë shqipëfolëse. Këtë “pasaporte” Skënder Bucpapaj e ka marrë në gjithë vitet e tij krijuese me të drejtën unike të një krijuesi mbarkombëtar. Këtë e vërtetojnë poezitë për Kosovën dhe shpirtin e saj krenar, poezitë për bjeshkët dhe qiejtë e trazuar të Ballkanit. Ky Aed i madh i Ballkanit, Skënder Bucpapaj është kështu zëri shpërthyes dhe tronditës i gjithë frymëmarrjes madhështore të kombit shqiptar. Skënder Bucpapaj, ka lëvruar pothuaj të gjitha zhaneret e shkrimeve publicistike dhe letrare, që nga informacioni, nga kronika, përshkrimi, reportazhet, nga analizat, komentet, fejtonet, replikat, vëszhgimet, polemikat, bisedat, intervistat e shumë e shumë të tjera. Skënder Bucpapaj është autori i disa dokumentarëve televizivë, emisioneve radiofonike etj. Skënder Bucpapaj është përfshirë në antologji të ndryshme poetike brenda dhe jashtë vendit. Ai si krijues dhe si poet ka tërhequr vëmëndjen e estetëve dhe kritikëve letrarë, të historiografëve letrarë në Shqipëri dhe jashtë saj. Ky emër tingëllues është autor i librave poetike, i shumë studimeve, eseve si dhe mjaft teksteve shkollore të botuar në librat shkollorë në Shqipëri, në Kosovë, Mal të Zi e Diasporë. Një autor me këto përmasa, padyshim që i përket një vlere mjaft të lartë krijuese shqiptare, ai ka shënuar kështu një rekord krijues mjaft elitar dhe cilësor, gjë e cila e shquan mes shumë krijuesve jo vetëm të brezit të tij por edhe të brezave të tjerë krijues shqiptarë. Kjo gjë i ka dhënë Skënder Bucpapës, të drejtën e autorit me vlera kombëtare dhe të shquara, të cilat kanë lënë mbresa të dukshme në hapesirat e letërsisë së re moderne shqiptare dhe e ngre Skënder Bucpapën, në nivelin e ktijuesve të shquar emblematike, në panteonin krijues letrar kombëtar.