Deputetët dhe punonjësit e drejtësisë që kanë shitur pasuritë e paluajtshme dy vitet e fundit
- Adriatik Llalla, kryeprokuror, shitur tokë e llojit ullishte me sipërfaqe 3 000 m2, në Mjull-Bathore, Tiranë, për 249 000 euro.
- Arjana dhe Ardian Fullani kanë shitur tokën në Farkë, vlerën prej 285 000 euro. Toka është shitur nga Arjana, Ardian, Fiona dhe Erik Fullani dhe është arkëtuar në vitin 2016.
- Vangjel Tavo, deputet i LSI, shet shtëpinë në Pire të Greqisë 90 mijë euro.
- Tom Doshi, deputet, shet pasuritë e paluajtshme në vlerat, 53 200 000 lekë, 57 680 000 lekë dhe 100 800 000 lekë.
- Robert Bitri, deputet, shet apartamentin 2 +1 64 000 000 lekë, shitje banesë në Fier 2 +1.
- Omer Mano, deputet i PDIU, shet apartament me sipërfaqe 107 m2, 5 600 000 lekë, apartament me sipërfaqe 107 m2, 6 160 000 lekë.
- Luan Duzha, deputet, shitur një apartament dhe garazh, 114 m2 dhe 25 m2, për 5 600 000 lekë dhe 900 000 lekë.
- Ilir Xhakolli, deputet, shet njësi ndërtimore dhe zyrë, për 100 mijë euro dhe 40 mijë euro.
- Igli Cara, deputet, shitje apartamenti 30 mijë euro.
- Sadri Abazi, shitje apartamenti në Durrës, 70 m2, 34 mijë euro.
- Gledjon Rehoviza, shet pasuri të paluajtshme, 6 400 000 lekë.
- Gjovalin Bzhetaj, shet pasuri të paluajtshme, 68 140 lekë.
- Bujar Derveni, deputet, shitje pasurie të paluajtshme, 2 190 000 lekë.
- Adriano Dyrmishi, Prokuroria e Tiranës, shitja e një pasurie në fshatin Gercalli në Fier, 375 000 lekë.
- Apostol Prifti, Prokuroria e Tiranës, shitja e banesës në Korçë.
- Dritan Rreshka, Prokuroria e Tiranës, shet apartamentin, 6 9000 000 lekë.
- Merita Xhani, gjyqtare, shet e 5227 m2 tokë arë, 150 mijë euro.
- Petrit Fusha, kreu i Prokurorisë së Tiranës, shitur arë me sipërfaqe 200 m2, në shumën 950 000 lekë.
- Astrit Haxhialushi, anëtar i KLD, blerë e më pas shitur një sipërfaqe terren 5000 m2 në Kavajë me vlerë prej 5 000 euro.
- Hysen Saliko, shitja e një magazine në fshatin Qinam-Kolonjë, 2 000 000 lekë.
Please follow and like us: