Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata pezullon drejtorin e Albpetrol-it

Gjykata e Vlorës ka pezulluar nga detyra drejtorin e Albpetrolit, EndriPuka. Vendimi është marrë në datën 2 qershor 2017 dhe firmosur nga gjyqtari Albert Spiro, pas një kërkese të paraqitur nga prokuroria, e cila po e heton Endri Pukën për shpërdorim detyre me pasoja të rënda financiare. Ndonëse gjykatësi ka firmosur vendimin për pezullimin e Pukës më datën 2, autoritetet shtetërore kanë injoruar verdiktin e gjykatës dhe Puka ka shkuar në zyrë rregullisht. Endri Puka po hetohet nga organi i akuzës në lidhje me shkeljen e disa kontratave koncensionare në mënyrë arbitrare, duke sjellë barrë për financat shtetërore por dhe me pasojë ndotjen e mjedisit. Endri Puka konsiderohet si drejtori i ‘hambarit të jugut’, drejtues i një prej kompanive më të mëdha publike të vendit, Albpetrol. Puka u vendos në këtë post në vitin 2013 si një sugjerim i deputetit Koço Kokëdhima, por prej afro një viti ai ka besimin direkt të kryeministrit Rama dhe ministrit Gjiknuri dhe punon ngushtësisht vetëm me ta. Puka dyshohet për një sërë shkeljesh të rënda të kryera javët e fundit gjatë ushtrimit të detyrës. Endri Puka është i angazhuar dhe në fushatën elektorale të PS-së e në mënyrë informale, atij i është besuar zona delikate e Delvinës.

Please follow and like us: