Kapen vrasësit e shqiptarit të Athinë, zbulohet fakti tronditës për ish të dashurën
Policia greka ka zbardhur mbrëmjen e së mërkurës, vrasjen e një 24 vjeçari shqiptar, të ndodhur më datën 28 maj të këtij viti, në lagjen Patisia të Athinës. Sipas policisë greke, ekzekutorët janë 4 shtetas shqiptarë, 19,20,23 vjeç dhe urdhëruesja e vrasjes, një femër 24 vjeçare, ish e dashura e viktimës.
Të pyetur nga hetuesit, katër të arrestuarit deklaruan se ishin implikuar në vrasjen e 24 vjeçarit, mbas kërkesës së bërë prej 24 vjeçares, tashmë të arrestuar.
Sipas tyre, ajo i kishte kërkuar të afërmve të saj, t’a ndihmonin për të shpëtuar prej viktimës, me të cilin kishte prej kohësh një lidhje intime, por gjatë të cilës, viktima e dhunonte dhe keqtrajtonte rregullisht.
E gjendur nën presionin gjithmonë në rritje të ish të dashurit të saj, ajo kërkoi prej të afërmve të saj, që ta largonin, duke ushtruar dhunë fizike.
Pasi e vuri në grackë viktimën, ajo la takim me të në një zonë, ku viktima nuk do të kishte shumë mundësi shpëtimi. Fillimisht katër të arrestuarit e kërcënuan dhe më vonë palët u përballën në një sherr banal, i cili degjeneroi në akte dhune verbale, mes viktimës dhe dhunuesve, tashmë të arrestuar.
Gjatë sherrit, njeri prej tyre nxorri thikën duke e lënë të vrarë në vend 24 vjeçarin, trupi i të cilit u dërgua i pa jetë në spitalin e Athinës.
Gjatë ditëve në vazhdim, policia mundi të gjejë provat dhe të vërë në pranga katër të dyshuarit.Ata do të dërgohen në gjykatë nën akuzën e vrasjes me paramendim./tch