PROGRAMI – SFIDA: Pastrim i politikes, rigjallerim ekonomik, siguri ushqimore e shendetesore
Sfida ka prezantuar përparësitë e saj një takim më me qytetarë të Tiranës. Një nga hartuesit e programit politik Dr. Medlir Mema sqaroi se ky grupim qytetarësh sheh tre probleme thelbësore:
1. Pastrimin e politikës dhe administratës politike (përmes kontrollit të imtësishëm të politikanëve, drejtuesve të administratës, ngritjen e një njësie anti-korrupsion dhe ashpërsimin e masave, konfiskimin e menjëhershëm të pasurive të pajustifikuara dhe ndjekjen penale, kufizim deri ne 2 mandate, ndalimin e dhënies së fondeve për partitë pademokraci të brendshme, penalizime individuale për drejtuesit e administratës që marrin apo pushojnë individë në mënyrë të padrejtë apo për arsye politike.
2. Rigjallërim i menjëhershëm ekonomik (nga paga minimale deri në 60.000 lekë – taksë 2%, nga 60.001 – 400.000 lekë të bëhet 10% dhe mbi 400.000 lekë të bëhet 20%). Duke u bazuar tek ekonomia e individit “Sfida” ka si qëllim të nxisë dhe mbështesë profesionistët, individët e suksesshëm si dhe të gjitha shtresat e shoqërisë. Shteti ka treguar se është administratori më i keq i parave tona kështu që zhvillimi do jetë duke lënë këtë sasi parash tek qytetarët. Gjithashtu ky grupim qytetar beson se krijimi i hapësirave “pa-taksa” do rigjallëronte menjëherë zonat për eksport dhe investitor që krijojnë shumë vënde pune. Raport i drejtë mes shtetit dhe biznesit: secila palë paguan dëme për vendime të padrejta apo pagesa të vonuara.
3. Siguri shëndetësore: Kontroll i imtësishëm për ushqimet, nivelet e elementëve të dëmshëm në ushqime, penalizim për kompanitë apo institucionet shtetërore që janë përgjegjës për kontrollin e. sigurisë ushqimore. Kontroll i imtësishëm dhe transparencë për çmimet dhe skadencat e barnave.
Dr Medlir Mema theksoi se ky grupim qytetar ka shumë shpresë se qytetarët do ndëshkojnë me votë qeverinë aktuale PD-PS-LSI dhe do i japin mundësi SFIDES që të jetë në kuvend për të demaskuar çdo lloj marrëveshjeje mes parlamentarëve të këtyre 20 viteve që fshihen pas xhaketave të kryetareve apo ish-kryetarëve të tyre. Asnjë votë në Tiranë apo qytete të tjera nuk duhet nënvlerësuar apo çuar dëm pasi një deputet më pak i “Sfidës” në parlament do të thotë më pak demokraci dhe kërkesë llogarie për këta kryetarë që për 25 vjet tallen me qytetarët çdo fushatë elektorale.
Bashkë jemi shumë. Bashkë mundet.