Sadik Bejko: URIA E KEQE
(Monologu i lumit)
Kam patur një uri të keqe që ha kafshata guri,
Uri-vrug hardhish mbi shëndetin tim a të ritë.
Vetëm që të marrë frymë pema me mushkëri uji
Brinjët u shtrëmben të lugëta, u epën gjer në krisë.
Paske uri? Më thanë. Ha shkëmbinj me gojë e brinjë,
ha zogj akulli që shtrat e lëmashk të t’i ngrijnë!
Dhe askush s’e parasheh dot të sosurën, thotë lumi.
Buzët rreshk e gur e me plasa akulli a eti,
U shtyva për cdo ditë me shpatulla të buta dallge,
gjer, shtruar me ujë të kripur, ndrit një tryezë deti.
Këtu nga zori, me dhëmbë i qeshim njëri- tjetrit
Ne lumenjtë që bluajtëm akuj e shkëmbinj.
Ç’ të bëj? Të lyp ndjesë që u qepa buzëve shkumën –
Që buzëqeshjen e urisë e mbarta me gurët mbi shpinë ?
Please follow and like us: