Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-shefi i FBI rrëzon Presidentin Trump

Dëshmia e ish-shefit të FBI-së, James Comey mund të ndryshojë fokusin e hetimeve të Kongresit Amerikan, i cili po përpiqet të kuptojë nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale.

Në dëshminë e Comeyt, e publikuar në media një ditë më parë, konfirmohej kërkesa që Trump i ka bëre, në kohen kur Comey ishte shefi i FBI-së, që të ndalonte hetimet për sekretarin e tij të Sigurisë, Michael Flynn.

Dëshmia e Comeyt, e cila do të jepet sot ne orën 16.00 përpara Kongresit amerikan, mund të sjellë si pjesë të hetimeve pyetjen, “a ka tentuar presidenti Trump të pengojë sistemin e drejtësisë?”

Pyetja ngrihet nga “The Washington Post”, pasi Komiteti i Mbikëqyrjes ka filluar të eksplorojë se si Trump dhe bashkëpunëtorët e tij mund të kenë tentuar të ndikojnë në hetimin e FBI.

Sipas disa zbulimeve te reja, dy zyrtarëve të inteligjencës u është kërkuar nga Presidenti Trump që të ndërhynin tek Comey po për çështjen e Flynn.

Dy zyrtaret e Trump refuzuan të përshkruanin bisedat private me presidentin përpara Komitetit të Inteligjencës të Senatit.

Përveç Flynn, nën hetim janë edhe menaxherët e tij të fushatës, Paul Manafort, ish-këshilltari Carter Page dhe Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i lartë i Trump.

Please follow and like us: