Vlorë, eksploziv një lokali në lagjen ‘Lirimi’
Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 03:20, në lagjen “Lirimi” të Vlorës. Shpërthimi i cili ka qenë me pasoja të lehta, sipas Policia e Vlorës ka ndodhur në katin e parë të një pallati, në një lokal në pronësi të R. M., 56 vjeç. Për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i dritares së këtij lokali. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese dinamit, pasi në vendngjarje është gjetur mbetje fitili. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbulimin e autorëve.
Please follow and like us: