Albspirit

Media/News/Publishing

1 vit Sfida për Shqipërinë/Gjergj Bojaxhi: Na bashkoi bindja se ky vend mund dhe do të bëhet

Hasimja: Sfida ka një betejë të madhe përpara e cila në rradhë të parë është beteja me mosbesimin e qytetaëve

“Sfida për Shqipërinë” është një ndër partitë e reja që ka hyrë në garën për zgjedhjet e 25 qershorit me një aleancë me qytetarët. Sot Sfida mbush një vit prej themelimit ku janë bashkuar një grup intelektualësh e qytetarësh që besojnë se Shqipëria është një vend me potenciale, që mund dhe do të bëhet një vënd demokratik. Anëtarët themelues të “Sfida Për Shqipërinë” janë mbledhur sot për të bërë një bilanc të aktivitetit të tyre në një vit ku dhe theksuan sfidat që kjo parti ka në këto zgjedhje përballë makinerisë së establishmentit politik që ka mbajtur peng Shqipërinë për 27 vjet.  Në takimin e sotëm, anëtari themelues i Sfida për Shqipërinë, kryesiesi i listës së Tiranës, Gjergj Bojaxhi, tha se Sfida ia doli të kthejëë besimin tek qytetarët se Shqipëria është një vënd që mund dhe do të bëhet

“Sfida e vetmja forcë politike që ka demokraci të brendëshme. Nuk ka qënë e thjeshtë të vendosim këtë standart por jo më kot e kemi quajtur “Sfida Për Shqipërinë”. Sot një vit më pas, dua tju falenderoj të gjithë për besimin, për kontributin e secilit sepse Sfida për Shqipërinë është sot lëvizja e qytetarëve, e shumicës së shqiptarëve që ndjehet e papërfaqësuar në politike, e ngopur nga premtimet  boshe dhe që kërkon një shpresë për të ardhmen. Ne na ka bashkuar në këtë sfidë dëshira e madhe se ky vend mund dhe do të bëhet.  Ne besojmë se ajo që mban peng këtë vend nuk është paaftësia e mungesa e kapaciteteve tek shqiptarët por është politika e deritanishme. Ajo që e mban peng këtë vend është mungesa e vullnetit të këtyre politikanëve për ta bërë Shqipërinë vënd demokratik. Por ne vendosëm të mos presim më. Të mos heshtim më. Një vit më parë ne vendosëm të bashkonim forcat dhe shpresën  dhe i hymë punës për një politike të pastër. E dinim se nuk do të ishte e lehtë por sot pas një viti, e dimë që jemi shumë. Jemi shumë që besojmë se ky vend ka potencioale, mund dhe do të bëhet”, tha Bojaxhi.

I dyti i listës së Tiranës, politologu i njohur Ermal Hasimja, tha se Sfida ka një betejë të madhe përpara e cila në rradhë të parë është beteja me mosbesimin e njerëzve. Në takimin  e sotëm të 1-vjetorit të themelimit, folën edhe themelues të tjerë, të cilët theksuan optimizmin se kjo forcë politike do të mund, të kthejë besimin tek qytetarët se Shqipëria është një vend me potenciale të mjaftueshme që mund dhe do të bëhet një vend demokratik.

 

Please follow and like us: