10 vjet nga vizita historike e Bush/ Ja si e kujton Ambasdada Amerikane në Tiranë
Kanë kaluar një dekadë që prej vizitës historike të ish-Presidentit George W Bush në Tiranë. Ambasada e SHBA-ve në kryeqytet, ka kujtuar ditën e 10 qershorit të vitit 2007, duke sjellë në memorie takimin që Bush pati me shqiptarët.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Ambasada shkruan se vendi ynë priti shumë ngrohtë Bushin i cili shënjoi vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri.
“#HistoriNëFoto! Shqiptarët dalin në rrugët e Tiranës për të pritur presidentin amerikan George W Bush më 10 qershor, 2007.
Bush u prit shumë ngrohtë në vizitën e parë të një presidenti amerikan në vendin e Ballkanit, dikur i mbyllur ndaj perëndimit dhe tashmë një mbështetës entuziast i Shteteve të Bashkuara. (Foto AP/Visar Kryeziu)”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.