Albspirit

Media/News/Publishing

70 VJET NGA VRASJA NE HETUESI E RILINDASIT KOL KUQALI

 

Marrë nga libri “Akte gjyqësore Politike gjatë komunizmit në Shqipëri vll. 3.” “Grupi i Deputetëve II”,

Përgatiti Leka Ndoja,

ISKK, Tiranë 2016, f. 32-65.

HETIMI I KOLË KUQALIT

PROÇES – VERBAL Sot më datën 30 Maj 1947 (tridhjet Maj njëmij nëntëqint e dyzet e shtatë) në zyrat e Burgut Ushtarak thiret në pyetje i quajturi Kol Kuqali i biri i Terpos dhe i Elenit lindur në {P}rogër më 14.6.1891 me profesion nëpunës, i martuar me të quajturën Sanda Adem2 me katër fëmijë, njëri i vdekur, i cili passi u pyet deklaron:Kam qënë në Rumani dhe pastaj shkova n’Amerikë, ku punova deri në vitin 1924 q’aty erdha në Shqipëri dhe u futa si funksionar në Legatën Amerikane ku kam ndenjur në shërbim deri në vitin 1938 datë në të cilën ika nga Legata Amerikane.Gjatë kohës që kam ndenjur në Legatën Amerikane si nëpunës unë jam marrë me përkthime dukelojtur rolin si sekretar. Është e vërtetë që unë e shoqëronja shpesh herë atasheun ushtarak të Legatës Amerikane, i cili e kishte qëndrën në Romë dhe që kishte përgjegjësinë edhe të Shqipërisë. Këtij unë i kam ndihmuar në dhënie informatash si ushtarake dhe politike, të cilat mi kërkonte personi i naltpërmëndur herë pas here. Gjatë kohës q’unë kam ndenjur në Legatën Amerikane përveç punës s’eme që bënja si nënpunës i vizave të pashaportave të njerëzve që shkonin n’Amerikë unë shpesh herë kishe edhe për detyrë që të mernja informata tregëtare – ekonomike dhe të bënja nga ndonjë herë edhe punën si ndërmjetës midis anëtarëve të Legatës dhe njerës të ndryshëm Shqiptarë që vinin në Legatë. Gjatë kohës që kam ndenjur aty kam vënë re që personeli i Legatës Amerikane jepte dreka, darka dhe unë pregatisnja biletat për të ftuarit. Dij se në këto dreka dhe suarera mernin pjesë personalitete Shqiptare të regjimit të Zogut. Këto kishin për qëllim që të lidhnin miqësinë midis antarëve të Legatës dhe Shqiptarëve.Jam larguar nga legata amerikane në vitin 1938-të.

1 Në gjyqin e ish Min. P.B. Ko[i Xoxes, jepet ky deponim i të Pandehurit Vaskë Koleci: “Vaskë Koleci: Po, është përdorur tortura dhe për kohën që kam qenë unë, kjo ka qenë metodë pune në hetuesi. Urdhër për këtë ka dhënë i pandehuri Koçi Xoxe. Prokurori: Po ju i pandehuri Vango Mitrojorgji, çfarë keni për të thënë për këtë? Vango Mitrojorgji: Po, është përdorur edhe provokacioni në hetuesi. Di një rast të një procesi fals të bërë gjoja për të burgosurin Kolë Kuqali, i cili kishte varur veten…”.
2 I martuar me Sanda Adam (Adhami) motra e Loni Adhamit me të cilën pati katër fëmijë. Kolë Terpo Kuqali (Progër, Korçë 14 06 1891-Tiranë 30 05 1947), shërbeu si përkthyes në ambasadën e SHBA në vitet 1929-1939 së bashku me të kunatin Loni Adhami që ishte sekretar i ambasadës së SHBA në Tiranë, arrestuar në Korçë dhe vdiq nëtë njëjtën mënyrë më 10 qershor i torturuar mizorisht sikundër Kola. Kuqali nuk pranoi të nënshkruante akuzën e ngritur nga hetuesit dhe Sigurimi si drejtues në një organizate që do të përmbyste pushtetin përmes thirrjes për ndërhyrje nga jashtë. Hetimi i tij u bë në zyrat e Burgut Ushtarak në Tiranë.

Gjatë Lëvizjes Nacional-Çlirimtare unë kam simpathizuar këtë, aq më tepër kur të tre bijt3 e mij ishin të lidhur ngushtë me ‘të. Unë e kam ndihmuar atë.Pas çlirimit të Shqipërisë unë kam patur përshtypjen se nuk do të krijohej kjo gjëndje dhe se nuk do të kishte nevojë të tillë politikë duke qënë në kontakt me elementa të pakënaqur siKost Boshnjaku, Selaudin Toto e tje. Dhe nga ana tjetër dike patur nji simpathi për Amerikanët dhe pse ishe i lidhur ngushtë me ‘ta unë fillova të urej këtë pushtet, të pakënaqem dhe me shoqërinë t’eme fillova të bisedoj për t’u organizuar.Bisedimet më këta për kundra pushtetit konsistonin në dënimet e kriminelëve të luftës, n’arestimet, në pozitat kyçe që kishin Komunistat në Pushtet, për politikën e jashtme të qeveris, dhe në frikën t’onë se me ë këtë vijë që ndiqte qeveria do të lidhej ngushtë me Jugosllavinë dhe me Rusinë, mua posaçërisht nuk më vinte mirë për nji gjë të tillë pse në biedimet që bënje me anëtarë të ndryshmë të Misionit Amerikan këta të fundit gjithmonë më çfaqnin frikën se qeverija shqiptare e ka drejtuar vijën e saj nga Lindja dhe me ne nuk ka marëdhënie intime.4Për këto arsye dhe për arsye se unë po e shihnje të paevitueshme prekjen e interesave të mija, senë këtë kohë kishin filluar të bëheshin shtetzimet; unë bashkë me Koço5 Boshnjakun, SelaudinToton, Shefqet Bejën, Riza Danin etj. menduam të bëjmë një organizatë kundër Frontit. Kjo idemë ushqehej dhe më përforcohej më tepër nga kontaktet që kisha me anëtarët e ndryshëm tëMisioneve Anglo-Amerikane. Midis nesh filluam të mendojmë për ngritjen e një organizate kundër frontit për arsyet e mësipërme. Kështu duke qënë në kontakt ne filluam të mblidhemi dhe të bisedojmë hapur për këtëpunë. Në një mbledhje që kemi bërë në shtëpinë t’eme andej nga Shkurti i vitit 1945; ku merninpjesë Unë (Kol Kuqali), Selaudin Toto, Shefqet Beja, Koço Boshnjaku. Në këtë mbledhje foli ipari Shefqet Beja i cili mbasi bëri nj’ekspoze të shkurtër të gjendjes politike të jashtme, filloj tëflasi për gjëndjen t’onë të brendëshme. Ay tha se këtu predominon Partija Komuniste dhe nefront nuk ka gjë tjetër veç tyre. Elementi tjetër është sa për formë, prandaj prandaj ne nuk mundtë tolerojmë një gjë të tillë dhe duhet t’organizohemi. Qeveria në fuqi po bën arestime, po arestonmiqt t’anë dhe me tatim fitimet po fut mjaft tregëtarë. Këtu ka elementa të pakënaqur prandaj neduhet të përpiqemi që ti grumbullojmë atë në mënyrë që të shtojmë radhët t’ona. Në këtu nuk muarëm ndonjë vendim konkret për bazat organizative të kësaj organizate, vetëm sene ramë d’akord që të vazhdonim të bisedonim si obiektiv personalitete të ndryshëm tëpakomprometuar dhe që kishin nji të kaluar të pastër në mënyrë që ti nxirnin si figura dhe pastajnë elementin poshtë në do të bazoheshim në të gjithë elementat e prekur nga pushteti.

3 Dy bijtë e Kolë Kuqalit vdiqën njëri në kampin e Prishtinës e tjetri në të Mathauzenit. Gjikë Kuqali ishte i njohur si artist e piktor, punët e tij një cikël me grafika, janë pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar dhuruar nga Kola.
4 AMPB, F.140, D.84, Kolë Kuqali, fl. 36.
5 Kostandin; Kosta.

Pas dhjetë ditësh u mblodhëm përsëri – në shtëpin e Boshnjakut. Nuk e di se kush ishte nisiatori.Këtë radhë në mbledhjen bënin pjesë vetëm të sipërmit. Këtu u fol më konkretisht përorganizatën dh secili foli për punën që kishte bërë – Beja tha se kishte folur me Selim Kokalarin,Ramazan Tabakun, tefik Deliallisin etj. të cilët të gjithë ishin paraqitur pro kësaj ideje. Totoja foli se kishte folur me Gjergj Kokoshin dhe Suat Asllanin – Boshnjaku foli për të tijt dhe unë thash sekam folur me Loni Adamin, Riza Danin dhe kam biseduar dhe me Thoma Stefanin Shef’ iMisionit Amerikan.[…] f. 2 mesNesër do të flas më gjerë rreth organizatës dhe lidhjeve me karakter informativ që kam patur memisionin Amerikan dhe sidomos Fultz-in.Për sot me kaqë dhe proçesi është në vazhdim.6

6 AMPB, F.140, D.84, Kolë Kuqali [Dosja Operative], fl. 38. E “nesërmja” e këtij personaliteti përfundoi me vdekjen e tij, kështu mbyllja e këtij proces-verbali hetimor hedh dyshime mbi kohën e formulimit të tekstit pas vrasjes së Kol Kuqalit në hetuesi.

Please follow and like us: