Albspirit

Media/News/Publishing

Japoni: Parlamenti miraton ligjin për abdikimin e fronit

Parlamenti i Japonisë miratoi sot një ligj që do ta lejonte Perandorin Akihito të abdikojë nga froni, për t’ia liruar vendin djalit të tij të madh, princit 57-vjeçari të kurorës, Naruhito.

Ky do të ishte abdikimi i parë në 200 vjet për monarkinë japoneze. Vetë Akihito ishte 56 vjeç kur erdhi në fron në vitin 1989, pas vdekjeks së të atit, Perandorit Hirohito.

Mediat njoftuan se zyrtarët janë duke e shqyrtuar abdikimin e fronit nga Akihito në fund të vitit 2018, kur ai të mbushë 85 vjeç.

Parlamenti japonez e votoi unanimisht vendimin për abdikim të Perandorit, pas rreth 30 vjetësh në fron. Akihito ka patur probleme shëndetësore dhe kjo është arsyeja që ai ka kërkuar të largohet nga froni, duke rigjallëruar një debat të gjatë në Japoni, lidhur me çështjen e trashëgimisë në Perandorinë 2 mijë vjeçare.

Please follow and like us: