Ministrja e Arsimit pezullon nga puna drejtoreshën e Arsimit Vlorë
Sic duket, deri në ardhjen e kabinetit të ri qeveritar, ministrat e teknikë të emëruar pas marrëveshjes Rama-Basha do të vazhdojnë me shkakimet e tyre në administratëpër shkak të pjesëmarrje snë fushatë zgjedhore. Edhe sot vazhdojnë shkarkimet me këtë motivacion. Ka qenë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina ka kërkuar pezullimin nga puna të Drejtores së Drejtorisë Arsimore Rajonale Vlorë, Albana Hodaj.
Sipas MAS, “Sjellja dhe veprimet e znj. Hodaj, përveç se në shkelje të plotë të etikës institucionale, janë në kundërshtim të plotë me përcaktimet ligjore dhe përgjegjësitë e detyrave të nëpunësve të administratës publike, të shfaqura jo vetëm në këtë takim pune të titullarit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, por edhe në drejtori të tjera rajonale të arsimit është konstatuara janë të imponuara nëpërmjet presionit të ushtuar nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit z. Plarent Ndreca”.
Ndërkohë denoncimeve të përcjella nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Sportit pranë organeve të prokurorisë në rrethe, në përputhje me masat e përcaktuara në Vendimin Nr. 473, datë 01.06.2017, sipërcituar, Sekretari i Përgjithshëm jo vetëm që nuk ka qene bashkëpunues në këtë proces, por vijon të pengojë duke ushtruar presion konstant në administratën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.