Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Mos i jepni vota Blushit, është shitës gënjeshtrash

Edi Rama nuk e përmend shumë Blushin gjatë kësaj fushate me gjasë për të mos e faktorizuar, por duket sot se sot nuk ka duruar më. Blushi është përfshirë ditët e fundit në debat me Lindita Nikollën dhe kjo e fundit i ka bërë padi për shpifje në gjykatë.
Edi Rama marrë shkas nga kjo situatë ku gjendet Lindita Nikolla dhe shkruan në facebook se nuk duhet ti jepni vota Blushit pa e njohur…pasi sipas Ramës është shitës gënjeshtrash.

Postimin Rama e shoqëron me emoji, foto montazh si dhe shpërndan edhe njëherë statusin e Nikollës në facebook

Për të ? ? ?… kur e njeh dhe për të ? ? ? kur e merr vesh kush është…

Që kush nuk e njeh të mos ? ? ? kur ta marrë vesh kujt (largqoftë) i dha votën pa e njohur, ja ku është profili i këtij shitësi gënjeshtrash, shkruar me vërtetësi të plotë nga Lindita Nikolla ?:

Dua t’ju bëj me dije se sot kam nisur procedurën e padisë për shpifje për Ben Blushin. Nuk do t’i ndahem këtij shpifaraku profesionist, derisa ai të marrë dënimin e merituar në gjykatë. U bë e disata herë që njeriu më parazit që kam njohur në jetën time, më sulmon paturpësisht me gojën e tij të shthurur nga ligësia e mediokritetit.

Një karrierist i llastuar nga jeta, që tri herë u bë ministër dhe tri herë u largua nga detyra pa bërë asnjë punë, nuk mund të shitet sot si politikë e re, pas 20 vitesh në korridoret e pushtetit. Një personazh i pangopur, që i kërkonte ministrave “mediokër” të Edi Ramës, favore.

Kur ky njeri e pa që nuk i’u hapën dyert për çudirat që kërkonte, me ngulmin e njeriut parimor, filloi sulmin e mllefit kundër Edi Ramës dhe ministrave “mediokër”. Kam vendosur ta ndjek deri në fund në rrugë gjyqësore këtë njeri që sot e gjithë kohën do të mbahet mend në Ministrinë e Arsimit, si ministri i arrogancës dhe asgjësë.

Ky gojëlig që shantazhonte kolegët për të nxjerrë, siç e quan edhe vetë pa pikën e turpit, fitimet nga aksionet e veta politike, nuk mund të jetë destinacion për besimin e votuesve që nuk e njohin. Ky njeri ka krijuar partinë e vogël fitimprurëse të radhës, duke premtuar Republikën e Re. Ky farë burri, pa din e iman, meriton jo vetëm që të mos i jepet asnjë votë, por, gjithashtu, edhe dënim për shpifjet e tij për shkak të detyrës.
Demaskimi i këtij paraziti ekzemplar të jetës publike është një detyrim ndaj të gjithë atyre qytetarëve që njësoj si ne, kur nuk e njohin se çfarë marifetçiu i paskrupullt është, mund të bien pre e shpellës së errët të gojës së tij të ligë.

 

Please follow and like us: