Shqiptarët, të dytët në botë për të emigruar/Meidani: Fajin e ka “Rilindja”
“Falë Rilindjes është gati dyfishuar dëshira për t’u arratisur nga Shqipëria që nga 2013”! Kështu shkruan Denion Meidani i cili i bashkangjit shkrimit të tij një raport të “Gallup” për dëshirën e popujve për të emigruar.
Sipas këtij raporti, shqiptarët renditen të dytët pas Haitit dhe Sierra Leon, dy vende që janë në luftë, për nga dëshira për t’u larguar nga shteti i tyre për një jetë më të mirë.
Sipas Meidanit, kjo është rezultat i politikave të “Rilindjes”. Duke e cilësuar raportin si “skandaloz”, Meidani bënë fajtor kryeministrin Rama dhe “Rilindjen e tij”.
“Fale Rilindjes eshte gati dyfishuar deshira per tu arratisur nga Shqiperia qe nga 2013!
Fale Rilindjes jemi vendi i dyte ne bote per nga deshira per te migruar nga vendi jone mbas Sierra Leon dhe baraz me Haitin (kur dihet tashme situata ne keto vende qe jane ne lufte te vazhdueshme civile apo jane goditur si Haitit nga fatkeqesi natyrore me pasoja katastrofike)!
Tani e kuptuam cfare nenkupton Rama kur ngre dy gishtat dhe na tregon numurin 2!”, shkruan Meidani.