Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meço: Gëzuar paratë që na marrin e i (sh)përdorin pa na pyetur!


As arroganca, as sarkazma e as batutat pa lezet e jo korrekte nuk e rrëzojnë një ofiqar, por vetëm drejtësia e përgjegjësia përballe korrupsionit, vjedhjes së parasë publike e shpërdorimit të saj.

Sot nuk ka debat ideologjik, sot nuk ka bilanc, sot nuk diskutohet kush e shndërroi Shqipërinë në kryeqendrën e kanabisit, sot nuk merret kush me efikasitetin e koncensioneve në shëndetësi, me produktin e reformës arsimore, me korrupsionin dhe administratën e militantëve, sot nuk përgjigjet askush si u përdor paraja e secilit nga ne, për të rilindur qytetet, për të përcëlluar palmat autostradave.

Sot, nuk përllogaritet sa investitorë të huaj i janë larguar këtij vendi, sa ka arritur kostoja e gjyqeve të humbura nëpër gjykata ndërkombëtare nga veprime arbitrare.

Sot nuk analizohet pabarazia që ka marrë pamjen e betonit në rrokaqiej, sot nuk shpjegon askush, pse jemi më pak konkurrentë në rajon dhe ku ndodhet ekonomia.

Sot faturat e çdo fasade kanë vlerat e marra nga xhepat tanë, taksat që ne paguajmë. Andaj nëse shmangim pyetjet thelbësore se ku shkon djersa e çdo shqiptari, atëherë ajo do vijojë të rrjedhë vetëm për një grusht prej tyre.

Gëzuar paratë që na marrin e i (sh)përdorin pa na pyetur! Ndërkohë cila qe batuta e ditës?

Please follow and like us: