Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Comey gënjen, i gatshëm të dëshmoj nën betim

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi dje James Comey për gënjeshtra dhe u shpreh i gatshëm të mohonte nën betim dëshminë e ish-drejtorit të FBI, sipas të cilit presidenti i kshte kërkuar të braktiste një hetim për një prej ish-këshilltarëve të tij.

Trump premtoi para shtypit se do të thoshte në një të ardhme të afërt se mbante regjistrime të bisedave private me Comeyn, ashtu siç kishte lënë të kuptohej në një mesazh në rrjetin social Twitter, por paralajmëroi se “do të dëshpëroheni kur të dëgjoni përgjigjen”.

Shtëpia e Bardhë do ta qartësojë këtë mister para 23 qershorit ndërkohë që komisioni hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve ka kërkuar prodhimin e këtyre regjistrimeve, nëse ekzistojnë, para kësaj date.

Comey, i shkarkuar më 9 maj nga Trump, konfirmoi nën betim se presidenti i kishte kërkuar të braktiste hetimin mbi ndërhyrjet e mundshme ruse ku përfshihej gjenerali, Michael Flynn, ish-këshilltari i tij për sigurinë kombëtare.

“Nuk do të kishte asgjë të keqe nëse do ta kisha bërë, sipas të gjithë njerëzve që kam takuar sot. Por, nuk e kam thënë këtë”, deklaroi Trump.

Ai është shprehur se ishte 100 për qind i gatshëm të deklaronte nën betim, veçanërisht para prokurorit special, Robert Mueller, i cili mbikëqyr që prej muajit të kaluar të gjitha aspektet e hetimit për ndërhyrje të mundshme ruse, kategorikisht të hedhuara poshtë nga Rusia, në fushatën presidenciale amerikane duke përfshirë këtu, sipas Comeyt, një ndërhyrje të mundshme në drejtësi.

Please follow and like us: