Albspirit

Media/News/Publishing

56% e shqiptarëve duan të ikin nga vendi, Manjani: Treguesi më i qartë i fushatës, politikë antikombëtare!

Në një sondazh të publikuar nga Gallup rezulton se 56% e të gjithë shqiptarëve duan të largohen nga vendi. Një shifër vërtet e frikshme kjo.

Për këtë ka reaguar dhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Duke publikuar foton e rezultateve të sondazhit ai shkruan se kjo është dhe treguesi më i qartë i fushatës.

‘’Ja dhe treguesi më i sinqertë i kësaj fushate dhe kësaj politike! Njerëzit duan të ikin. Politikë antikombëtare!’’, shkruan Manjani.

Pas Shqipërisë në renditjen e Gallup, vijnë dy vende të tjera afrikane, Liberia me Kongon, ndërsa Siria rezulton në vendin e nëntë.

Gjetjet e sondazhit i përkasin periudhës 2013-2016. Përveçse në tre vendet me përqindjen më të lartë në botë të popullsisë që do të emigrojë, Shqipëria është edhe ajo që ka shënuar rritjen më të madhe të këtij treguesi vitet e fundit.

Sipas Gallup, në periudhën 2010-2012 pjesa e shqiptarëve që donin të emigronin ishte vetëm 36 për qind. Ndërsa në 3 vitet pasardhëse pjesa e popullsisë që do të largohet nga Shqipëria gati është dyfishuar, duke arritur në 56%.

Please follow and like us: