E quajti kazan, Zheji-Ramës: I mjeri kryeministër, e mjera Shqypni, e kishte ëndërruar ditën që do tallte b. me gazetarët
Kazan apo jo kazan mediatik, kjo ishte një pjesë nga intervista e kryeministrit Rama në “Zonë e lirë” të gazetarit Arian Çani.
Duke komentuar fotot e disa prej njerëzve të medias në vend, duhet thënë se Rama pothuajse asnjë nuk shpëtoi nga kazani.
Edhe pse u përpoq të sqaronte se nuk kishte asgjë me njerëzit po me atë që ata bëjnë duket se kryeministri nxiti jo pak reagim te njerëzit e medias.
Një prej atyre që Rama i konsideroi “kazan”, madje pyeti dhe nga bëhet se nuk e ndjek ishte dhe Artur Zheji. Vetë analisti në një shkrim në portalin që drejton “360 gradë” i ka dhënë një përgjigje të gjatë kryeministrit.
Zheji shkruan se Rama e bëri dhe shfaqjen e fundit, duke akuzuar se Rama duhet të mbyllet në çmendinë.
Ai ka vijuar më tej duke thënë se Rama nuk la pa pështyrë askënd, dhe është shprehur i keqardhur se kush e ka pasur drejtimin e timonit të Shqipërisë në këto katër vitet e fundit.
SHKRIMI I ZHEJIT:
E bëri edhe shfaqjen e fundit. U ul me Çanin, që ishte në humor për një gallatë 360grade dhe përgojoji pa teklif, si të ishte me bizhama spitali, kë mundi dhe kë Çani i nxorri përpara.
E kishte ëndëruar këtë ditë kryeshefi. Të tallte bythën me kë të mundte dhe sidomos me gazetarët dhe kjo bythëtallje të shihej e të stolisej me efekte mediatike dhe me ngjyrime kllouneske, orientuar me pyetjen: Kazan apo jo kazan mediatik.
I mjeri kryeministër, dërrmuar nga fushata, krejt pa frena mendore, fliste dhe rridhte për minuta të tëra, si të ishte në kafenenë më të ndyrë, të fshatit më të ndyrë, të skutës më të ndyrë të Shqipërisë. Çfarë të bëjmë me këtë lloj robi që i rrjedh kafka e madhe, që kishim menduar, dikur rrejshëm, se ishte sjellë në këtë jetë për të bërë vërtet gjëra interesante?
Nga ana njerëzore duhet ti shtrydhim portokalle dhe ta marrim me të mirë, se ka timonin e Shqipërisë ditëzezë ky derëziu, por duhet ti vishen sa më shpejt ca pizhama të bollshme spitali dhe të rrehatohet diku, ku të dërdëllisë lirisht, por të mos bëjë dot dëme.
Se kjo është e rëndësishme.
Ti lihet madje edhe një sallë e madhe, si ish kryeministër që është, të vendosë diku në një qoshe Fugën e Vogël dhe të shajë kështu, me grila të mbyllura, të gjithë dhe për gjithëshka, duke nxjerrë vrerin që i prodhon, tëmthi i prishur i trurit të prishur.
Madje të lejohet edhe të urinojë nëpër këtë sallë të posaçme spitali, ndërsa në dysheme, me penicat e tij, të shkruajë dhe zhgaravisë të gjithë ata që urren dhe përçmon, dhe të lejohet pra, edhe t’i urinojë përsipër një e nga një, duke u bërtitur si ti vijë dhe me sa zë ka.
T’i vendosë Fuga edhe ca kamera lodër, që ndizen fap e fup dhe ai të kujtojë se është vërtet live dhe po qe e mundur edhe të kurohet, se është një krijesë e lezetshme në fund të fundit. Sepse rrëfen se sa popull aventurier jemi, se sa të etur jemi si popull, për të sprovuar edhe këtë tyç burrë për kryeministër, që u ngjit lart duke u lëpirë dhe tash s’lë askënd pa pështyrë!
Kryeministër derëziu, nuk e mbajte dot trysninë e gjithë këtyre posteve dhe të gjithë këtyre intrigave që thurr e ç’thurr ditë e natë dhe po fillon e rrjedh live, çfarë dhimbje e madhe në planin njerëzor.
Dhe ta mendosh se kur e kisha shok dhe i thërrisja vlla, isha gati të zihesha me grushte dhe të futesha në çdo sherr, për këtë që sot e kemi kryeministër. Jo se jam penduar për atë kohë, por tani na duhet të gjithëve ne, që i kemi dhënë një dorë dikur për ta sjellë këtu ku është, të japim tash, përsëri një dorë për të zhbërë, çfarë aksidentalisht ka mbrritur në një post kaq të lartë.
E mjera Shqypni, kujt i ka lënë timonin e halleve të saja që s’mbarojnë kurrë, një derdimeni që nuk kontrollon dot përroin e vet psiqik, mjafton të ketë ca kamera dhe ca prozhektorë përpara vetes. Çfarë mjerimi për derëziun kryeministër dhe çfarë mjerimi që u katandis kështu e në këtë farë feje.
Çfarë mund të mendojnë punonjësit e administratës kur e shohin ashtu të shkapërderdhur? Ambasadorët, policët, mjekët, arsimtarët, shoferët e autobuzëve dhe ata që rropaten për një jetë më të mirë, duke u shërbyër të tjerëve, kur shohin një prototip të tillë, si reagojnë ata?
Nuk e përfytyroj dot, se si do ta nderojnë oficerët e gardës kur të hyjë në zyrë të kryeministrit, paskëtaj.
Votojeni dhe gëzojeni shqiptarë! Jepi një dorë po deshe edhe ti Lul Basha, se tani e tutje, vetëm ti vlla, mund ta mbash në pushtet këtë burrin me pizhama, që kërkon një mandat të dytë për kryeministër dhe të urinojë verbalisht mbi të gjithë elitën e Shqipërisë.