Këngëtarja shqiptare, në krye të top-listave në Danimarkë
Kënga e fundit e këngëtares shqiptare Argjentina Aslani, është pritur jashtëzakonisht mirë në Danimarkë, ku ajo jeton e vepron.
Kënga “Deadline” e këngëtares 20 vjeçare me origjinë nga Tetova, ka arritur majat e top listave në Danimarkë, për një kohë të shkurtër.
Në moshën 16-vjeçare, Argjentina ishte regjistruar në qendrën e komunitetit lokal në “Ghettområdet Folehaven”, në periferi të qytetit Valby, ku ajo u rrit dhe e filloi karrierën si këngëtare.
Ajo ka gjetur një mbështetje të mirë nga produksioni “CFE”, i cili e ka realizuar edhe këngën “Deadline”.
Please follow and like us: