Rama në Komunikimin Javor: Nuk ka më motiv që të rri në karrigen e kryeministrit që administrata të jetë peng i partive
“Më lejoni sot tua them troç, nuk ka më motiv që të rri në karrigen e kryeministrit që administrata të jetë peng i partive”,-tha Rama
Pjesë nga fjala e Ramës:
Doni ta hapni me lekë për partitë derën e shërbimeve që shteti ka hapur për ju, apo doni që t’i nxjerrim jashtë bashkë? Vazhdoni nëse doni, duke u ushqyer nga ju, që ju marrin lekë. Na udhëzoni që të fitojmë këtë betejë. Kam sot një bindje që ky vend bëhet, nëse bëhemi bashkë për qëllime të mëdha. Ju kërkoj që të bëjmë për këtë vend atë që na kanë lënë amanet rilindasit. Kemi bërë shumë për këta muaj, pro sa shumë e shumë kemi për të bërë, por mund të bëjmë më shumë bashkë pa partitë që flasin tërë ditën për ju dhe natën mendojnë për veten? Unë e kam ndarë mendjen që dua të bëj shtet. Kemi shumë për të humbur nëse e ndajmë votën për gjelat e politikës shqiptare. Nëse nuk bëhemi bashkë për të vazhduar rrugën që kemi nisur, duan të na mbrapsin partië, pasi sot më shumë se kurrë vendoset e ardhmja. Disa duan doemos për të hyrë në oborrin e pushtetit, për të mbajtur duart në tepsi. Më lejoni sot tua them troç, nuk ka më motiv që të rri në karrigen e kryeministrit që administrata të jetë peng i partive.