Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfimi i panjohur i bukuroshes Katty Perry

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry, e monitoruar 24 orë në 24 ndërsa lançonte albumin e saj më të fundit Witness, në një moment, ka ndarë takimin me një terapiste ku mes lotësh ka folur për marrëdhënien e saj problematike me familjen, luftën e saj me alkolin dhe tentativën për t’u vetvrarë. Po po ajo ka tentuar edhe të vetvritet.

“Kam shkruar edhe një këngë për këtë. Unë ndihem e turpëruar që unë kisha ato mendime, ndihesha e ulët dhe kjo më çoi në depresion”, ka thënë këngëtarja pas rrëfimit.

Ndërsa ka shtuar: “Mund të kesh të drejtë ose mund të të dashurojnë, unë vetëm dua të më dashurojnë”.

Kjo konfirmon në një farë mënyrë lajmet se këngëtarja pas divorcit me Russell Brand, ka tentuar të vetvritet.

“Duke treguar për brishtësitë e saj ajo ka dashur t’i tregojë fansave të saj që ajo është njësoj si ata. Ishte e lodhur të dukej si Katy Perry’- ka thënë terapistja Siri Sat Nam Singh.

Kjo fundjavë ka qenë mjaft e tensionuar për këngëtaren, pasi për lançimin e albumit të ri ka instaluar telekamera në të gjithë shtëpinë e saj në Los Angeles të cilat transmetojnë live në youtube nga cdo cep i shtëpisë.

Please follow and like us: