Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Loja

 

Jam ulur në fundin e fundit tim
te një amforë e njomë balte.
Mjeshtri nën tryezë luan gishtat.
Thelloma hupët hapet
e flakem pa adresë
letër poste në kuti fshati,
në të humbët, në Tibet a Siberi.

Mjeshtri nën tryezë luan thembrat.
Në valixhen pa fund hedhur,
Firuar e rrjedhur gjithëkundit
as hi, hi nuk i mbeti rrugës.
Fakir indian me fyell e qyp
në shtëpi, në sheshe qenkam
kthyer, flirtoj me kobra.

Fund amforës me baltë të njomë
(Mjeshtri në hije lot çarkun)
i lidhur pisk nga kobrat,
buzët e holla,
belin prej gruaje të qypit lakmoj.
Plot helmët e thellë në gëzim jam
si bujk gjer te gjunjët ngjeshur
me drithin e ri te lëmi.

Rrak shtrak çarkun Mjeshtri.

Please follow and like us: